“Po vjen në shtëpi” është slogani që ka pushtuar Anglinë në prag të gjysmëfinales kundër Kroacisë. E mërkura duke si një ditë feste për anglezët, të cilët janë bërë një me ekipin e tyre kombëtar. Miliona tifozë kanë dërguar fotot e tyre në mbështetje të “tre luanëve” në “Daily Mail” dhe redaksia nuk ka nguruar por ka nisur me postimin e tyre, duke veçuar më të bukurat.
Rrjetet sociale janë pushtuar me një nisëm shumë interesante që tregon veçanërisht mbështetjen për trajnerin Southgate.
Të gjithë kanë veshur jelekun tipik si ai që është përdorur nga trajneri dhe kanë postuar foton me hashtag-un #WaistcoatWednesday ose e përkthyer në shqip e mërkura e jelekut.