Daliç: Këta djem nuk janë normalë, tani nëse do Zoti…

Botërori 2018

Daliç: Këta djem nuk janë normalë, tani nëse do Zoti…

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 23:43
Zllatko Daliç

Para pak ditësh qau, sot Zllatko Daliç ishte i buzëqeshur, i vetëdijshëm se Kupën e Botës e ka fituar tashmë, edhe nëse finalja nuk shkon mbarë.

Trajneri i Kroacisë ka pasur fjalë të mëdha për lojtarët e tij.

“Përgëzoj djemtë dhe them ‘nuk janë normalë’. Nuk jam unë ai që ka merita në këtë grup, janë këta djem, që kanë vrapuar e luftuar. Faleminderit, faleminderit te gjithëve, në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë e kudo në botë. Nuk duam të ndalemi, kur erdhëm në Moskë thamë që do qëndrojmë aty deri në fund. Tani duam trofeun, nëse do edhe Zoti, do ta fitojmë”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat