Kroacia nis përgatitjet për finalen e Botërorit

Botërori 2018

Kroacia nis përgatitjet për finalen e Botërorit

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 11:02
Tifozët kroatë

Kroacia nisi përgatitjet për finalen e parë në Kampionatin Botëror të Futbollit, pasi mposhti Anglinë, me rezultat 2:1, në ndeshjen e së mërkurës.

Në finalen e 15 korrikut, ajo do të përballet me Francën, në stadiumin Luzhniki të Moskës.

Kjo është hera e parë në histori që Kroacia arrin një sukses të tillë.

“Po përgatitemi për finale. Franca ka pasur një ditë shtesë për t’u rikuperuar, por për ne nuk ka justifikime”, tha trajneri kroat, Zllatko Dalliq.

Franca arriti finalen, pasi në ndeshjen e së martës skualifikoi Belgjikën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat