Kaka: Jemi me fat që shohim dikë si Mbappe në fushë

Botërori 2018

Kaka: Jemi me fat që shohim dikë si Mbappe në fushë

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 15:05
Ilustrim

Ish-ylli braziliani Kaka ka përgëzuar Kylian Mbappe për pjekurinë e tij dhe shprehet se tifozët janë me fat që kanë mundsi të shohin adoleshentin francez në Kupën e Botës.

Mbappe, 19 vjeç, ka impresionuar gjatë Botërorit me Francën duke shënuar tre gola në gjashtë ndeshje. Dhe Kaka i ka thurur elozhe talentit të PSG: “Mendoj se gjëja më e mirë që mund të themi për të është shpejtësia e tij,” shprehet Kaka për Omnisport.

“Patjetër që ai nuk është vetëm një vrapues i shpejtë pasi ka një kontroll shumë të mirë. Mos harroni se është vetëm 19 vjeç, por ndonjëherë duket sikur është 35, shumë i qetë, i pjekur dhe bën zgjedhjet e duhura.

“Mendoj se ai ka një të ardhme të artë përpara dhe jemi me fat që e shohim duke luajtur.”

Mbappe do të luajë në finalen e Rusi 2018 ndaj Kroacisë sot me fillim prej orës 17:00.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat