Lovren është mbrojtësi më i mirë në botë, ai ndali me sukses tifozin që hyri në fushë

Botërori 2018

Lovren është mbrojtësi më i mirë në botë, ai ndali me sukses tifozin që hyri në fushë

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 20:26
Dejan Lovren

Gjatë finales së Kupës së Botës ndërmjet Kroacisë dhe Francës pati një incident pasi dy vajza dhe një djalë hynë në fushë derisa po zhvillohej ndeshja

Dejan Lovren para disa ditësh kishte deklaruar se ‘njerëzit duhet të më njohin si njërin nga mbrojtësit më të mirë në botë’, por ai sot dështoi t’i ndalte francezët që shënuan katër gola në portën e kroatëve.

Dejan Lovren i nervozuar pasi skuadra e tij ishte duke humbur kapi për fyti djaloshin, i cili me dy vajza tjera kishin hyrë në fushë dhe po vraponin në drejtim të lojtarëve.

Përgjegjësinë për këtë incident e morën aktivistët e grupit rus Pussy Riot. Ata shkruan një mesazh që shpjegon se ky veprim shënon përvjetorin e 11-të vdekjes së poetit rus Dimitri Prigov. 

https://i.rmbl.ws/s8/2/n/7/w/M/n7wMa.caa.1.mp4?b=0&u=cfsd

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat