Vladimir Putin: Mund të krenohemi, e kemi organizuar mirë Botërorin

Botërori 2018

Vladimir Putin: Mund të krenohemi, e kemi organizuar mirë Botërorin

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 21:09
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka thënë sot se Rusia mund të krenohet me organizimin e bërë për zhvillimin e njëmuajshëm të Kupës së Botës.

Këtë deklaratë, Putin e ka dhënë në stadiumin Luzhniki në Moskë, pas ndeshjes finale ku Franca e mundi Kroacinë me rezultat 4-1.

“Finalja ishte e mrekullueshme”, kanë cituar mediat ndërkombëtare Putinin.

Franca e ka ngritur trofeun e Kupës së Botës për të dytën herë me radhë, duke shkruar historinë në futboll.

Ndërsa, Kroacia ka thyer një rekord po ashtu, duke arritur në finale – sepse kjo ishte hera e parë që kombëtarja kroate arriti në finale të Botërorit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat