Munishi: Askush më lehtë se Franca nuk ka fituar titull bote

Botërori 2018

Munishi: Askush më lehtë se Franca nuk ka fituar titull bote

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 23:05
Ismet Munishi

Trajneri Ismet Munishi, i cili ka analizuar Kampionatin Botëror ka bërë analizën e finales dhe është ndalur në specifikat e kombëtares së Francës.

I njohur për deklarata që prodhojnë tituj interesantë në media, Munishi ka dhënë një definicion interesant për atë që Franca ka treguar në këtë kampionat botëror.

“Franca është ekipi që më së lehti e ka fituar Kampionatin Botëror prej që unë shikoj futboll. Kjo është dëshmi që janë një super ekip dhe kanë pasur një super trajner, i cili ka ditur të menaxhojë ekipin dhe lojtarët që janë yje dhe kushtojnë qindra milionë”, pohoi Munishi duke komplimentuar Francën dhe trajnerin Deschamps.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat