UEFA: Kombëtaret europiane dominuan Botërorin e Rusisë - Bota Sot
UEFA: Kombëtaret europiane dominuan Botërorin e Rusisë

Botërori 2018

UEFA: Kombëtaret europiane dominuan Botërorin e Rusisë

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 14:32
Aleksander Ceferin

Presidenti i UEFA, slloveni Aleksander Ceferin, tha pas përfundimit të Botërorit të Rusisë se “futbolli europian mund të shikojë prapa me krenari të madhe, për një turne shumë të suksesshëm”, teksa Franca diskutoi me Kroacinë finalen emocionuese të Moskës.

“Ekipet europiane dominuar një muaj të paharrueshëm në Rusi. Dhjetë prej katërmbëdhjetë përfaqësueseve të Europës e kaluan me sukses fazën e grupeve, gjashtë nga tetë prej tyre arritën në çerekfinale dhe katër gjysmëfinaliste ishin nga Europa”, – tha Ceferin në një artikull në ëeb-in e UEFA-s, me titullin “Krenaria Europiane në Kupën e Botës”.

Udhëheqësi slloven uroi federatat e dy finalistëve dhe presidentët e tyre, Noel Le Graet të Francës dhe Davor Suker të Kroaci, për arritjen e mrekullueshme, teksa “gjelat” janë kthyer për t’u kurorëzuar kampionë bote pas njëzet vjetësh.

“Të dyja ekipet finaliste të Botërorit dhe miliona tifozë, të cilët i pasuan ato në rrugë, mund të jenë krenarë për kontributin e tyre në një Kupë Bote, që do të mbetet në zemrat tona. E njëjta gjë vlen edhe për grupin tjetër të skuadrave europiane, që mbajtën ëndrrat e tyre të gjalla deri në fazat e fundit të turne”.  Ceferin, gjithashtu, falënderoi Rusinë për organizimin e këtij Botërori.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera