Pritje madhështore për Kroacinë edhe pa Kupën e Botës

Botërori 2018

Pritje madhështore për Kroacinë edhe pa Kupën e Botës

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 18:47
Mijëra kroatë dolën në shesh për të mbështetur idhujt e tyre, të cilët parakaluan me një autobus të hapur dhe me medaljen e argjendtë në qafë.

Nuk arritën të kthehen në shtëpi me Kupën e Botës, por sërish futbollistët kroatë janë pritur në vendin e tyre si heronj dhe me të drejtë.

Kroacia bëri një paraqitje mbresëlënëse në Rusi, duke thyer edhe arritjen më të madhe të tyre që ishte vitin 1998, kur shkuan deri në gjysmëfinale në Botërorin e Francës.

Me mijëra kroatë dolën në shesh për të mbështetur idhujt e tyre, të cilët parakaluan me një autobus të hapur dhe me medaljen e argjendtë në qafë.

Image
Image
Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat