Video interesante: Kombëtarja kroate u largua nga Rusia nën mbrojtjen e dy avionëve ushtarakë

Botërori 2018

Video interesante: Kombëtarja kroate u largua nga Rusia nën mbrojtjen e dy avionëve ushtarakë

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 19:00
Aeroplanë luftarakë të Forcës Ajrore të Kroacisë e shoqëruan aeroplanin që po e mbante ekipin nga Rusia

Kombëtarja kroate u largua nga Rusia të hënën në shoqërimin dhe mbrojtjen e dy aeroplanëve ushtarakë të Forcave Ajrore të Kroacisë, pas një Kupë Bote historike.

Dhjetëra mijëra qytetarë dolën në rrugë në Zagreb për ta pritur në festë ekipin e tyre kombëtar, përkundër humbjen 4-2 ndaj Francës në finale të Kupës së Botës 2018 në Rusi.

Më herët gjatë ditës, aeroplanë luftarakë të Forcës Ajrore të Kroacisë e shoqëruan aeroplanin që po e mbante ekipin nga Rusia.

Edhe pse Kroacia përfundoi e dyta në Kupën e Botës, ky sukses është duke u përshkruar si më i madhi në historinë e sportit kroat.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat