FIFA parashikoi që Franca do të fitonte Botërorin

Botërori 2018

FIFA parashikoi që Franca do të fitonte Botërorin

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 12:44
Franca

Ashtu si me Spanjën në vitin 2010 dhe Gjermaninë në vitin 2014, video-loja e futbollit FIFA ka parashikuar edhe këtë herë se kush do të fitonte Botërorin “Rusi 2018”.

Electronic Arts kishte bërë simulimin e turneut në “FIFA 18” dhe në këtë simulim kishte fituar Franca.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me botërorët e mëparshëm.

Simulimi në video-lojën FIFA kishte nxjerrë fitues në vitin 2010 Spanjën dhe në vitin 2014 Gjermaninë.

Në jetën reale ishin pikërisht këto dy kombëtare që triumfuan në fund.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat