Njeriu që nxori Francën nga hoteli në mes të natës

Botërori 2018

Njeriu që nxori Francën nga hoteli në mes të natës

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 14:23
Njeriu që nxori Francën nga hoteli në mes të natës

Adil Rami është kampion i botës pa luajtur asnjë minutë, edhe pse ai ka qenë një lojtar kyç në ambientin e dhomave të zhveshjes së Francës. Sidomos për gjerdanin “Koh-Lanta”, i cili ka “ecur” nëpër Rusi, i ka sjellë aq shumë fat ekipit.

Por udhëtimi i këtij futbollisti në ekipin e “gjelave” ishte afër përfundimit para kohe për shkak të një zjarrfikësi dhe impulsivitetit të tij. Në natën e 30 qershorit, pak orë pas fitores ndaj Argjentinës, në 1/8 finale, mbrojtësi francez ishte në dhomën e tij duke luajtur video-lojëra “Fortnite”, ndërsa shokët e tij e festuan triumfin në korridoret e hotelit. Ata u përpoqën të hynin në dhomat e lojtarëve, që nuk dëshironin të festonin dhe, kur erdhën te Rami, ndodhi kaosi.

“I vesha “helmetat” dhe fillova të luaja “Fortnite” në dhomën time. Në korridoret e hotelit po këndonin e trokitnin te dyert dhe pastaj do të futeshin dhe do të kthenin përmbys dyshekët. Unë ndjeva se po vinin në dhomën time dhe pashë një zjarrfikës afër”, – e filloi tregimin e historisë lojtari i Olympique Marseille për TF1.

Pra, lojtari i mëparshëm i Valencias shtypi çelësin zjarrfikës dhe mendoi t’i ndiqte kështu kolegët e tij. Një ide e keqe, që përfundoi me daljen e të gjithë stafit të Francës jashtë hotelit. “Unë hapa derën, Mendy e bllokoi atë me këmbën e tij. Shkova drejt zjarrfikësit, ngrita çelësin e sigurisë. Gjithçka u mbështoll me një re të bardhë e të dendur tymi dhe atë moment e kuptova madhësinë e problemit. Mendova se do të më qëllonin. Ishte veprim i çmendur. Ne filluam të vraponim dhe siguria erdhi e na kërkoi të dilnim nga hoteli, sepse tymi ishte toksik”.

Në fund, të ftuarit dhe punonjësit e hotelit duhej të dilnin jashtë, në mes të natës, derisa pluhuri i zjarrfikësit ra në tokë. Deschamps zbriti në rrugë me pizhame dhe ky ishte momenti, kur Rami kishte frikë nga më e keqja: “Të gjithë u larguan nga hoteli. Deri edhe punëtorët. Deschamps, gjithashtu, zbriti me pizhame. Ky ishte çasti kur thashë: Ah, e dhjeva! Dhe kur pashë policinë dhe zjarrfikësit, unë mendova: Jam i vdekur tani!".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat