Holandezi Mike Teunissen fitues i etapës së parë - Bota Sot
Holandezi Mike Teunissen fitues i etapës së parë

Çiklizëm

Holandezi Mike Teunissen fitues i etapës së parë

Nga: Fazli Berisha Më: 6 korrik 2019 Në ora: 19:20

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 106-të-etapa e parë

Ka nisur gara për edicionin e 106-të të garës më me nam Tour de France e që etapa e parë nisi nga kryeqyteti i Belgjikës Brukseli, ndërsa ne hapje në shtegun e gjatë 194.5 kilometra, më i miri doli çiklisti holandez Mike Teunissen, pas që shtegun e përshkoi për 04H 22' 47'', duke lënë sllovakun Peter Sagan në vendin e dytë dhe australianin Caleb Ewan në pozitën e tretë. Kampioni aktual Thomas Gerainit në cak arriti i 111-ti. gara ishte mjaft interesante.

Pas etapës së çarë fanellën e verdhë e veshi Mike Teunisen me kohë 04H 22' 47'', ndërsa fanellën e gjelbër sllovaku Peret Sagan me 11 pikë, Fanellën e bardhë me pika të kuqe me 2 pikë e barë belgu G reg Van Avermaet, ndërsa fanellën e bardhë si çiklisti më i ri është australiani Caleb Ewan me kohë 04H 22' 47''.Çiklisti më agresiv i etapë u shpallë çiklisti francez Stéphane Rossetto.

Nesër çiklistët garojnë për etapën e dytë e njohur  TTT të kohës me gjykim të gjatë 27.6 kilometra në shtegun  Bruxelles Palais Royal - Brussel Atomium. Brukseli i quajtur edhe  Kryeqyteti i Evropës, është qyteti i dytë më kozmopolit në botë me 179 nacionalitete të ndryshme dhe më shumë se 100 gjuhë të folura.

I vetmi rajon dygjuhësor në Belgjikë. Më shumë se 100 disiplina sportive dhe vendi ku u lindën shumë yje të sporit veçmas të futbollit si Vincent Kompany, Eden Hazard e çiklisti Eddy Merckx.  Gara fillon përmes Wall të Geraardsbergen dhe Bosberg - dy markave flamande Classics - për t'u kthyer në Bruksel nëpërmjet Charleroi, Villers-la-Ville dhe Sint-Pieters-Woluwe.

Është një moment i veçantë kur La Grande Boucle kalon nëpër Sint-Pieters-Woluwe, pasi Eddy Merckx e kalaloi rininë këtu. Në vitin 1969, kanibaliti mori edhe njerëzit e tij të parë në vendin ku ai kalon vitet e tij të hershme. 

Renditja e së etapës së Parë

1.  MIKE TEUNISSEN    TEAM JUMBO - VISMA    04H 22' 47''
2.  PETER SAGAN         BORA – HANSGROHE        04H 22' 47''    
3.  CALEB EWAN    LOTTO SOUDAL            04H 22' 47''
4.  GIACOMO NIZZOLO    DIMENSION DATA        04  22' 47''    
5.  SONNY COLBRELLI    BAHRAIN – MERIDA    04H 22' 47''
6.  MICHAEL MATTHEWS    TEAM SUNWEB        04H 22' 47''
7.  MATTEO TRENTIN    MITCHELTON - SCOTT    04H 22' 47''    
8.  OLIVER NAESEN    AG2R LA MONDIALE    04H 22' 47''
9.  ELIA VIVIANI    DECEUNINCK - QUICK - STEP    04H 22' 47''    
10.  JASPER STUYVEN    TREK - SEGAFREDO    04H 22' 47''    

Renditja e ekipeve

1. TEAM JUMBO - VISMA            . 13H 08' 21''    
2. WANTY - GOBERT CYCLING TEAM    13H 08' 21''    
3. DECEUNINCK - QUICK - STEP        13H 08' 21''    
4. EF EDUCATION FIRST            13H 08' 21''    
5. BAHRAIN - MERIDA            13H 08' 21''

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...