Elia Viviani, fitoi etapën, Allaphilppe ruan kryesimin - Bota Sot
Elia Viviani, fitoi etapën, Allaphilppe ruan kryesimin

Çiklizëm

Elia Viviani, fitoi etapën, Allaphilppe ruan kryesimin

Nga: Fazli Berisha Më: 9 korrik 2019 Në ora: 19:15
Elia Viviani, fitoi etapën, Allaphilppe ruan kryesimin

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 106-të-etapa e 4-të
Dita e katërt e edicionit të 106-të të Tour de France kaloi në shenjë të fitores së çiklistit italian Elia Viviani, i cili triumfoi në etapën e 4-të pasi shtegun  Reims - Nancy të gjatë 213.5 kilometra që e përshkoi për 5h 09' 20'', duke lënë në pozitën e dytë norvegjezin Kristoff dhe në pozitën e tretë australianin Caleb Ewan.

Image

Pas etapës së 4-të fanellën e verdhë edhe më tutje e bartë çiklisti francey Julian Alaphilippe  me kohë 14h41'39'', ndërsa fanellën e gjelbër e bartë sllovaku Peret Sagan 104 pikë. Fanellën e bardhë me pika të kuqe me 7 pikë e bartë  belgu Tim Wellens , ndërsa fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri është çiklisti belg Wout Van Aert me kohë 14h41. 31''.

Çiklisti më agresiv i etapë u shpallë çiklisti zviceran Michael Schär Kampioni aktual Thomas Geraint vazhdon të mbetet  në  pozitën e 7-të të Renditjes së përgjithshme. Të mërkurën çiklistët garojnë për etapën e 5-t në shtegun me relief kodrinor Saint-Dié-des-Vosges - Colmar i gjatë 175.7 kilometra.

Çiklistët nisën nga qyteti Saint-Dié-des-Vosges, me 21.000 banorë dhe me një Ekonomia: Industria: mullinj letre Clairefontaine, Numaliance (vegla makine), Salveco (biokimi). Inovacioni: VirtuReal, një qendër e përsosmërisë dedikuar zhvillimit të shpejtë të produktit (CIRTES Research & Development), InSIC (inxhinierët), Actarus dhe Strat'Ym zhvillimin e shpërndarjes dhe aktivitetet e shërbimit, INORI (platformë Innovation). Lorraine Polytechnic. Sport: 9,500 anëtarë, 77 shoqata. Ngjarjet: Kampionati francez i volejbollit, finalja e kampionatit francez twirling-stick.
Në biçikletë: 400 km shtigje të shënuara të biçikletave malore. Plani global i udhëtimit për lëvizjen e butë, garuesit mbyllin ditën dhe garën në qytetin Colmar, qytet ky me 71.440 banorë dhe një Ekonomi: Timken (450 punëtorë) dhe Liebherr (lopatë mekanik, 1150 punonjës), dy baza ushtarake u shndërruan në grupe shërbimesh, vreshtari (28 ha verë të bardhë, 800,000 shishe në vit), universitete (1,700 studentë), turizëm (3,5 milion vizitorët çdo vit).

Image

 Sport: 170 klube (më shumë se 20,000 anëtarë). Ngjarjet: Qarku i Fencing Circuit (Mars), Grand Prix Colmar (maj, çiklizëm pista), Foulées de la Ligue (Qershor, 5,000 hyrje), Roller Gjashtë orët (gusht), Colmar Swimrun (shtator), Maratona Solidare e Colmar (shtator, 5,000 pjesëmarrës), Colore Moi Colmar (shtator, 2,500 pjesëmarrës), Turneu Ndërkombëtar i Fencing (nëntor), garat e rrugës Colmar (nëntor 2,500 pjesëmarrës).

Image

Festivali i Festivalit të Filmit Ndërkombëtar (Korrik), Festivali i Colmar Jazz (shtatori i edicionit të 24-të), Festivali i Filmit (Edicioni i 24 Tetorit) , Panairi i Librit (Nëntor, edicioni i 30-të), Colmar Christmas Magic (dhjetor)

Renditja e etapës së 4-të 

1. Elia Viviani (Deceuninck - Quick – Step)    05H 09' 20''    
2. Alexander Kristoff (Uae Team Emirates)    05H 09' 20''
3. Caleb Ewan (Lotto Soudal)    05H 09' 20''    
4. Peter Sagan (Bora – Hansgrohe)    05H 09' 20''    
5. Dylan Groenewegen (Team Jumbo – Visma)    05H 09' 20''    
6. Mike Teunissen (Team Jumbo – Visma)     05H 09' 20''    
7. Giacomo Nizzolo (Team Dimension Data)    05H 09' 20''
8. Jasper Stuyven (Trek – Segafredo)    05H 09' 20''
9. Michael Matthews (Team Sunweb)    05H 09' 20''    
10. Christophe Laporte (Solutions) 05H 09' 2

Renditja e përgjithshme

1. Julian Alaphilippe (Deceuninck - Quick – Step)    14H 41' 39''
2. Wout Van Aert (Team Jumbo – Visma)    14H 41' 59''    
3. Steven Kruijswijk (Team Jumbo – Visma)    14H 42' 04''
4. George Bennett     (Team Jumbo – Visma)    14H 42' 04''
5. Michael Matthews (Team Sunweb)    14H 42' 19''
6. Egan Bernal (Team Ineos)    14H 42' 19''    
7. Geraint Thomas (Team Ineos)    14H 42' 24''
8. Enric Mas (Deceuninck - Quick – Step)    14H 42' 25''
9. Greg Van Avermaet (CCC Team)    14H 42' 30''
10. Michael Woods (EF Education First)    14H 42' 30''        

Renditja e ekipeve
1. Team Jumbo – Visma        44H 35' 04''
2. Team Sunweb    44H 36' 48''    
3. EF Education First    44H 37' 01''
4. Team Ineos    44H 37' 06''    
5. Groupama – FDJ    44H 37' 12'

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...