“Tour de France”, fiton debutuesi Van Aert - Bota Sot
“Tour de France”, fiton debutuesi Van Aert

Çiklizëm

“Tour de France”, fiton debutuesi Van Aert

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 20:24
Wout van Aert

Debutuesi Wout van Aert është fituesi i etapës së 10 të Turit të Francës, Saint-Flour-Albi, 2017.5 km i gjatë duke shënuar emrin e tij në historinë në evenimentin më të rëndësishëm çiklistik pasi kjo është fitorja e tij e parë.

Çiklisti holandez e e fitoi këtë etapë në fotofinish me kohën 4 orë 49 minuta e 39 sekonda duke lënë në vendin e dytë italianin Elia Viviani, ndërsa në të tretin u pozicionua Caleb Ewan.

Me fitoren e kësaj etape, Van Aert konfirmoi formën e tij shumë të mirë të shfaqur në garat klasike të pranverës, ndërkohë që fitoi edhe dy etapa në Turin e Dauphinee duke treguar se në çiklizëm po lind një yll i ri.

Pas etapës së 10, renditja e përgjithshme vazhdon të kryesohet nga francezi Julian Alaphillipe. në vendin e dytë është ngjitur kampioni në fuqi i Turit të Francës, Geraint Thomas me 1 minutë e 12 sekonda më shumë, ndërsa i treti është Egan Bernal i skuadrës Ineos.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...