Sërish Simon Yates ftoi, Alaphilippe i sigurt mban kreun  - Bota Sot
Sërish Simon Yates ftoi, Alaphilippe i sigurt mban kreun 

Çiklizëm

Sërish Simon Yates ftoi, Alaphilippe i sigurt mban kreun 

Nga: Fazli Berisha Më: 21 korrik 2019 Në ora: 18:30
Sërish Simon Yates ftoi, Alaphilippe i sigurt mban kreun 

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 106-të-etapa e 15-të
Ngadhënjeu në etapën e 12-të dhe çiklisti anglez i ekipit Mitchelton – Scott. Simon Yates ka fituar dhe etapën e 15-të, pasi shtegun malor Limoux - Foix Prat d'Albis të gjatë 185 kilometra,  e përshkoi për 4h47'05'', duke lënë në pozitën e 2-të francezin Thibaut Pinot, dhe në pozitën e tretë spanjollin Mikel Landa.

Image

Kryesuesi i garës pas etapës së 15-të Julian Alaphilippe, u shpreh: “Po ndjehem  mirë për të vazhduar aventurën në fanellën e  verdhë.

Ne e dinim se do të ishte një ditë e vështirë. Kam pritur të humbas pak kohë sot. Jam e kënaqur që jam ende në fanellën e verdhë. E dhashë më të mirën për të luftuar dhe mbajtur kreun.

Ëndrra vazhdon. Unë kurrë nuk kam qenë një preferuar për të fituar por unë e bëjë që të fitojë edhe pse më e vështira vjen në vijim". Kryesimin edhe pas etapës së 15-të e ka çiklisti francez Julian Alaphilippe  që ka epërsinë me kohë 61h00' 22'', ndaj kampionit aktual Thomas Geraint, i cili që e ka zvogëluar epërsinë me vetëm 01'47'' nga 02'02'.  

Ndërsa fanellën e gjelbër e bartë sllovaku Peret Sagan 284 pikë. Mbreti i maleve me fanellën e bardhë me pika të kuqe me 64 pikë vazhdon ta bartë  belgu Tim Wellens, ndërsa fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri është çiklisti kolumbiani  Egan Bernal  me kohë 61h02' 24''. Çiklisti më agresiv i etapës u shpallë çiklisti spanjoll Mikel Landa Meana.  

Image

Kampioni aktual Thomas Geraint që po e  ndjekë në hap kryesuesin ka zvogëluar dallimi nga 02' 02” në 01 47” dhe shpreson ta zvogëlojë në etapat vijuese ndonëse është e vështirë. E hëna është ditë pushimi e dyta në këtë Tour, ndërkaq të martën çiklistët garojnë për etapën 16-të në shtegun e sheshtë Nîmes - Nîmes të gjatë 177 kilometra, rreth qytetit Nimes me 154.200 Ekonomia: Turizmi (1.8 milion vizitorë në qendër të qytetit në 2018), bioteknologji (kërkime mbi molekulat dhe aplikimet në mjekësi dhe gjenetikë), Logjistika (Prodis dhe Logidis), Industria (Perrier, Royal Canin, Salins du Midi, Souleiado) , Aeroporti Nîmes Camargue. Universitete: 13,600 studentë. Sport: 36,000 anëtarë në më shumë se 260 klube sportive, 60 disiplina dhe dy sporte të mëdha: hendboll (USAM) dhe futboll (Nîmes Olympique në L1). Ngjarjet: takimi ndërkombëtar i gjuajtjes me hark (janar 2019), Nimes Urban Trail (shkurt, edicioni i 3-të), gjysmë maratona e Nimesit (Mars), La Nocturne (drejtimin, tetor). Klubet e çiklizmit: Nimes ciclisme, Espoir Cycliste Nîmois, Groupe Cyclo Nîmois. Ngjarje Kulturore: 2 fere (1 milion vizitorë në vitin 2018), festival Flamenco në teatër (janar), festival biografik (janar), Festivalin britanik të filmave (mars), RDV en Terre d'Aficion Mars), Grand Roman Games (Maj), Festival de Nimes në Arena (qershor dhe korrik), Nîmes të enjteve (verë, koncerte, animacione), Nîmes Open Game Art (Dhjetor).  
 

Renditja pas etapës së 15-të

1. Simon Yates (Mitchelton – Scott)    04H 47' 04''
2. Thibaut Pinot (Groupama – FDJ)    04H 47' 37''
3. Mikel Landa Meana (Movistar Team)    04H 47' 37''
4. Emanuel Buchmann (Bora – Hansgrohe)    04H 47' 55''
5. Egan Bernal (Team Ineos)    04H 47' 55''
6. Lennard Kämna (Team Sunweb)        04H 48' 07''
7. Geraint Thomas (Team Ineos)    04H 48' 26''
8. Steven Kruijswijk (Team Jumbo – Visma)    04H 48' 26''
9. Alejandro Valverde (Movistar Team)    04H 48' 26''
10. Richie Porte (Trek – Segafredo)    04H 48' 34''

Renditja e përgjithshme

1. Julian Alaphilippe (Deceuninck - Quick – Step)    61H 00' 22''
2. Geraint Thomas (Team Ineos)    61H 01' 57''
3. Steven Kruijswijk (Team Jumbo – Visma)    61H 02' 09''
4. Thibaut Pinot (Groupama – FDJ)        61H 02' 12''
5. Egan Bernal (Team Ineos)    61H 02' 24''    
6. Emanuel Buchmann (Bora – Hansgrohe)    61H 02' 36''
7. Mikel Landa Meana (Movistar Team)    61H 05' 16''    
8. Alejandro Valverde (Movistar Team)    61H 05' 22''
9. Jakob Fuglsang (Astana Pro Team)    61H 05' 49''
10. Rigoberto Uran (EF Education First)    61H 05' 55''    

Renditja e ekipeve

1. Movistar Team    183H 28' 20''
2. Trek – Segafredo    183H 59' 05''
3. Team Ineos    183H 59' 14''    
4. Groupama - FDJ    184H 04' 42''    
5.Team Jumbo – Visma    184H 18' 01'

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...