Kolumbiani Egan Bernal fitoi kurorën e edicionit të 106-të - Bota Sot
Kolumbiani Egan Bernal fitoi kurorën e edicionit të 106-të

Çiklizëm

Kolumbiani Egan Bernal fitoi kurorën e edicionit të 106-të

Nga: Fazli BERISHA Më: 28 korrik 2019 Në ora: 23:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Çiklisti nga Kolumbia pjesë e skuadrës “Team Ineos” Egan Bernal ka fituar edicionin e 106-të të Tour de France pas arriti kohë të përgjithshme prej 82h57' 00''. Ndërsa çiklisti australian Caleb Ewan ka triumfuar në shtegun e sheshtë Rambouillet – Paris Chapms Elyseese të gjatë 128 kilometra e përshkoi për 03h04' 08'''. Shpejtësia mesatare e kësaj etape ishte 41.7 km/h

Plotë 21 ditë në 21 etapa të sheshta, kodrinore dhe malore dhe me 3.365.5 kilometra, 176 çiklistë nga 22 skuadra kanë rrugëtuar me pasione, emocione, rënie e ngritje, me gjakosje në edicionin e 106-të të garës më me nam të çiklizmit botëror Tour de France, duke u ndjekur nga miliona adhurues dhe duke dhënë sonte në Paris Champs Elyseese shfaqjen e fundit të kurorëzimit me “Mbretin” e këtij edicioni. Mbase askush e as vet ai nuk e ka besuar para fillimit të këtij edicioni se do ta fitojë kurorën e më të mirit Çiklisti nga Kolumbia pjesë e skuadrës Team Ineos Egan Bernal, që u bë fituesi i tretë më ri ë Tor de France me vetëm 22 vjet e 6 muaj e 15 ditë. Para tij e kishin fituar Henri Cornet (1904) në 19 vjet, 11 muaj dhe 19 ditë dhe François Faber (1909) në 22 vjet, 6 muaj dhe 6 ditë. Kur të gjithë prisnin se këtë vet do ta fitojë Tourin një francez të cilët që nga viti 1986 kur e fitoi Brenard Hinault se kanë fituar kurrë, Juliane Alaphilippe pas 14 ditë e dorëzoi fanellën e verdhë e me këtë edhe kryesimin te Egan Bernal. Kampioni aktual dhe shoku i skuadrës së Eganit, Thomas Geraint nuk arriti të mbrojë titullin. Nga kryeqyteti i Evropës Brukseli ku nisi edicioni i sivjetmë ishin me mijëra e mijëra adhurues buzë rrugëve nga kalonte gara dhe me miliona teleshikues e sportdashës dhe me një atmosferë madhështore e festive në Champs Elysees e ndoqën këtë edicion. Nuk ka asnjë pikë dyshimi se Organizatorët duhet të jenë të kënaqur, me këtë interesim kaq të madh dhe qershia mbi tortë ishte edhe vizita që i bërti Tourit presdinti i Francës Emanul Macron. E ëra flet me plotë kompetencë se Tour de France nuk është vetëm një garë çiklizmi, por gara gjatë rrugëtimit të vet paraqet bukuritë natyrore, vlerat ekonomike, trashëgiminë kulturore, historike, sportive që ka Franca dhe vendet tjera kah rrugëton gara.

Pas fitores çiklisti kolumbian Egan Bernal i skuadrës Team Ineos që mori kryesimin dhe veshi fanellën e verdhë në etapën e 19-të, 20-të dhe 21-të u kurorëzua “mbret” në Paris, duke fituar edicionin e 106-të të Tour de France dhe duke u bërë kolumbiani i parë që fiton

garën më me nam në çiklizmin botëror Tour de France duke arritur me kohë të përgjithshme prej 82h57' 00''. u shpreh: "Është e pabesueshme, nuk di ç'të them. Kam fituar Tour, por nuk arrij ta besoj. Kam nevojë për disa ditë për të kuptuar gjithë këtë. Është për familjen time dhe vetëm dua t'i përqafoj. Është një ndjenjë e lumturisë që unë nuk e di se si ta përshkruaj atë. Ky është turneu i parë për ne, kolumbianë. Shumë kolumbianë kanë provuar më parë, ne kemi pasur çiklistë të mëdhenj në të kaluarën. Por unë jam i pari që fitojë Tourin! Kolumbia e meriton këtë. "

Etapën e fundit të 21-tën siç thuhet në zemër të Parisit e fitoi në një rivalitet të madh çiklisti australian Caleb Ewan pasi shtegun Ramboullet- Paris Champs-Élysées të gjatë 128 kilometra e përshkoi për 03h04' 08'', duke lënë në vendin e dytë holandezin Dylan Groenewegen në vendin e dytë dhe italianin Niccolò Bonifazio në vendin e tretë. Edhe këtë vit fitues në konkurrencën ekipore është skuadra Movistar Team me kohë të përgjithshme 248h58' 15''n

Kush janë fituesit e fanellave?

1. Një tjetër çiklist anglez Thomas Geriant është fitues i edicionit të 105-të dhe fitues i fanellës së verdhë me kohë të përgjithshme prej 83h17'13''.

2. Fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë me 316 pikë e fitoi sllovaku Peter Sagan për të 7-tën herë me radhë.

3. Çiklisti francez Romain Bardet u shpallë Mbret i maleve pasi fitoi fanellën e bardhë me topa të kuq si maloristi më i mirë me 86 pikë.

4. Fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri e fitoi çiklisti kolumbian Egan Bernal me kohë prej 82h 57' 00''.

5. Ndërkaq fanellën kombative të kuqe si çiklisti më agresiv ose luftarak fitoi çiklisti francez Julian Alaphilippe

Rezultatet e etapës së 21-të

1. CALEB EWAN LOTTO SOUDAL 03H 04' 08''

2. DYLAN GROENEWEGEN TEAM JUMBO – VISMA 03H 04' 08''

3. NICCOLÒ BONIFAZIO TOTAL DIRECT ENERGIE 03H 04' 08''

4. MAXIMILIANO RICHEZE ECEUNINCK - QUICK - STEP 03H 04' 08''

5. EDVALD BOASSON HAGEN TEAM DIMENSION DATA 03H 04' 08''

6. ANDRÉ GREIPEL TEAM ARKEA – SAMSIC 03H 04' 08''

7. MATTEO TRENTIN MITCHELTON – SCOTT 03H 04' 08''

8. JASPER STUYVEN TREK – SFREDO 03H 04' 08''

9. NIKIAS ARNDT TEAM SUNWEB 03H 04' 08''

10. PETER SAGAN BORA – HANSGROHE 03H 04' 08''

Renditja e përgjithshme

1. EGAN BERNAL TEAM INEOS 82H 57' 00''

2. GERAINT THOMAS TEAM INEOS 82H 58' 11''

3. STEVEN KRUIJSWIJK TEAM JUMBO - VISMA 82H 58' 31''

4. EMANUEL BUCHMANN BORA – HANSGROHE 82H 58' 56''

5. JULIAN ALAPHILIPPE DECEUNINCK - QUICK - STEP 83H 01' 05''

6. MIKEL LANDA MEANA MOVISTAR TEAM 83H 01' 23''

7. RIGOBERTO URAN EF EDUCATION FIRST 83H 02' 15''

8. NAIRO QUINTANA MOVISTAR TEAM 83H 02' 30''

9. ALEJANDRO VALVERDE MOVISTAR TEAM 83H 03' 12''

10. WARREN BARGUIL TEAM ARKEA – SAMSIC 83H 04' 32'

'

Renditja ekipore

1. MOVISTAR TEAM 248H 58' 15''

2. TREK – SEGAFREDO 249H 46' 09''

3. TEAM INEOS 249H 56' 07''

4. EF EDUCATION FIRST 250H 24' 12''

5. BORA - HANSGROHE 250H 27' 45''

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...