Sportisti i Kosovës paralajmëron grevë: Nuk po më përgjigjen, unë jam fut edhe borxh

Çiklizëm

Sportisti i Kosovës paralajmëron grevë: Nuk po më përgjigjen, unë jam fut edhe borxh

Nga: Kemajl Goca Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 11:02
Sportisti i Kosovës paralajmëron grevë: Nuk po më përgjigjen 

Është i dëshpëruar çiklisti Qëndrim Guri dhe zotohet se nuk do të lë guri pa lëvizur për të arritur deri të drejta e tij. Guri është i zhgënjyer shumë me Komitetin Olimpik të Kosovës sepse që nga koha kur ka bërë aksident në Rio të Brazilit, në kohën kur u mbajtën Lojërat Olimpike, nuk i kanë ndihmuar me asgjë. Guri, ish çiklist i Kastriotit të Ferizajt dhe i kombëtares së Kosovës, paralajmëron edhe grevë sepse është lodhur më dhe ka shpenzuar shumë për t’i rregulluar dhëmbët e thyer në Rio dhe për pjesën tjetër të lëndimeve që pësoi.      

“Bota sot”: Ka kohë që jeni të zhgënjyer, çfarë po ngjan?
Qëndrim Guri:
Jam i zhgënjyer që nga dita e aksidentit në Rio. Edhe pasi u ktheva në Kosovë jam zhgënjyer edhe më shumë sepse askush nuk u përkujdes për shërimin tim në Kosovë e as në telefon askush nuk me ka thirrur për me më pyet se si jam.  Para se me shku në Rio çdo minutë me thirrshin në telefon, tash as që dojnë me me pa.  Veç po du me e ndjek drejtësinë nëse  ekziston këtu në Kosovë.

“Bota sot”: Cilat ishin shpenzimet?
Qëndrim Guri:
Të them të drejtën, shpenzimet kanë qenë shumë të mëdha siç dihet dhëmbët për t’u rregulluar duhet shpenzime. Me aq pak të ardhura e me borxhe mezi kam arritur për t’i përballuar ato.

“Bota sot”: A keni kërkuar ndihmë, ku keni trokitur më shumë?
Qëndrim Guri:
Nuk kam mundur të kërkoj ndihmë nga  askush sepse atëherë askush nuk më hapi telefonin, sepse nuk kishin më leverdi nga unë për asgjë.

“Bota sot”: Çfarë kërkoni tash më shumë nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Federata e Çiklizmit të Kosovës?
Qëndrim Guri:
Unë kërkojë që  KOK - FÇK të me kompensojnë shpenzimet e mia që deri tani nuk më është kompensuar as edhe një cent. Të gjithë heshtin.

“Bota sot”: Cila është përgjigja e tyre?
Qëndrim Guri:
Që nga aksidenti s’kam pas përgjigje as nga KOK as nga FÇK.

“Bota sot”: Nga viti 2016?

Qëndrim Guri: Po, nga 16 gushti i vitit 2016.

“Bota sot”: Cila është porosia juaj?
Qëndrim Guri:
Porosia ime është që t’i marrin parasysh  fjalët e mia të me kompensohen dëmet e mia dhe asgjë tjetër.

“Bota sot”: Cili do të jetë hapi i fundit, a do të futeni në grevë?
Qëndrim Guri:
Hapi i fundit do të jetë që nuk marrim as një masë nga këto fjalë unë do të futem në grevë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat