Çiklizmi i sigurt në Prishtinë

Çiklizëm

Çiklizmi i sigurt në Prishtinë

Më: 23 janar 2020 Në ora: 10:44
Çiklizmi i sigurt në Prishtinë

Sektori i Çiklizmit i Klubit Alpin Prishtina ka filluar me implementimin e projektit: ‘’Çiklizmi i sigurt në Prishtinë’’, qëllimi i të cilit është vetëdijesimi dhe nxitja e shoqërisë drejt përdorimit të transportit të qëndrueshëm dhe miqësor me ambientin: biçikletës.

Projekti është pjesë e projektit "Engage - Empower - Build Ownership", financuar nga fondet e Bashkimit Evropian, menaxhuar nga Zyra e BE në Kosovë, si dhe implementuar nga Balkan Green Foundation dhe Institute for Development Policy – INDEP, ndërsa aktivitetet e projektit përfshijnë një gamë veprimesh në kuadër të vetëdijesimit, rritjes së sigurisë dhe përmirësimit të kushteve të infrastrukturës për çiklistë të të gjitha kategorive.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat