Del me biçikletë në Kinë - Bota Sot
Del me biçikletë në Kinë

Çiklizëm

Del me biçikletë në Kinë

Më: 28 mars 2020 Në ora: 16:24
Del me biçikletë në Kinë

Për të krijuar një ide se se mund të jetë rikthimi në jetën e zakonshme, pas urgjencës së “Coronavirus”, thjesht ndiqni profilin në Instagram të Fabio Cannavaro. Kampioni i botës më 2006 është praktikisht duke mbajtur një ditar të përditshëm. Sot, ai dokumentoi me një video udhëtimin me biçikletë publike në një park të Guangzhou, në Kinë.

Maska, syze dhe kokore, janë masat mbrojtëse t ëish-fituesit të “Topit të Artë”, tashmë trajner në Kinë.

Në park, siç shihet nga videoja, ka njerëz që ecin, vrapojnë, pushojnë. Me pak fjalë, jo gjithçka është në izolim si më pare në vendin e madh aziatik, por shohim një rimëkëmbje të ngadaltë të jetës. 

"Siç mund ta shihni, njerëzit këtu po kthehen në jetën normale", - thotë Cannavaro, i cili dje, në një video tjetër, tregonte shkresën e autoriteteve, të shkruar në gjuhën kineze, që dëshmonte fundin e karantinës së tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat