Peter Sagan nga Sllovakia është çiklisti më i paguar në botë, duke lënë pas emrat e njohur të këtij sporti si Kris Frum nga Britania e Madhe dhe Xherant Tomasin nga Uellsi.
Sipas të përditshmes franceze “L’ekip”, Sagan përfiton 5 milion euro në nivel vjetor, ndërsa 500 mijë euro më pak fiton Frum, duke lënë pas Tomasin me të ardhura vjetore prej 3.5 mln euro.
Pas tyre reshtohen: Bernal me 2.7 milion euro dhe Arru me 2.5 milion euro.
Ndërsa Top 10-shi mbyllet me Rishar Karapazin me 2.1 milion euro, të ardhura në nivel vjetor.