Francezi Julian Alaphilippe më i miri në etapën e dytë!

Çiklizëm

Francezi Julian Alaphilippe më i miri në etapën e dytë!

Nga: K.G. Më: 30 gusht 2020 Në ora: 19:24
Francezi Julian Alaphilippe më i miri në etapën e dytë!

Çiklisti francez, Julian Alaphilippe (Deceuninck-QuickStep), fiton etapën e dytë ‘Tour de France’ dhe merr fanellën e verdhë.
Alaphilippe feston përpara rivalit zviceran Marc Hirschi, në etapën e 2-të të edicionit të 107-të të garës së çiklizmit Tour de France. Etapa e sotme ka qenë me gjatësi të shtegut 186 kilometra në rrugët malore. Francezi arriti i pari në cak me kohë të kaluar për 04h 55' 27'' orë.

Në vijën e finishit në Nice, i preferuari i tifozëve vendas, e mposhti të riun zviceran Mark Hirsch dhe yllin britanik Adam Yates. Ai u tregua më i mirë në 13 kilometrat e fundit, në vijën e finishit, duke u nda nga grupi kryesor me dy rivalë dhe ishte i pandalshëm në vijën e finishit.

Alaphilippe mori kryesimin në renditjen e përgjithshme nga fituesi i etapës së parë Alexander Kristoff i Norvegjisë. Yates tani është në vendin e dytë, katër sekonda pras.

Alaphilippe regjistron fitoren e pestë në karrierë në Tour de France.

Renditja  e etapës së dytë

1. Julian Alaphilippe (    DECEUNINCK - QUICK – STEP) 04h 55' 27''
2. Marc Hirschi (TEAM SUNWEB)    04h 55' 27'  -
3. Adam Yates (Mitchelton – Scott)    04h 55' 28'' + 00h 00' 01'' 
4.  Greg Van Avermaet (CCC TEAM)    04h 55' 29' + 00h 00' 02'''
5.  Sergio Andres Higuita (EF PRO CYCLING)    04h 55' 29'' + 00h 00' 02''
6. Bauke Mollema (TREK – SEGAFREDO)    04h 55' 29' + 00h 00' 02''
7.  Alexey Lutsenko (Astana Pro Team)    04h 55' 29' + 00h 00' 02''
8.  Tadej Pogacar (UAE TEAM EMIRATES)    04h 55' 29' + 00h 00' 02''
9.  Maximilian Schachmann (BORA – HANSGROHE)     04h 55' 29'' + 00h 00' 02''
10.  Alberto Bettiol (EF PRO CYCLING)    04h 55' 29'    + 00h 00' 02''

Renditja e përgjithshme 
1. Julian Alaphilippe (Franca) Deceuninck - Quick-Step 8:41:35
2. Adam Yates (Britania e Madhe) Mitchelton - Scott +4
3. Marc Hirschi (Zvicra) Team Sunweb +7
4. Sergio Higuita (Kolumbia) EF Pro Cycling +17
5. Tadej Pogacar (Sllovenia) UAE Team Emirates "
6. Esteban Chaves (Kolumbia) Mitchelton - Scott "
7. Davide Formolo (Italia) UAE Team Emirates "
8. Egan Bernal (Kolumbia) INEOS Grenadiers "
9. Richard Carapaz (Ekuadori) INEOS Grenadiers "
10. Tom Dumoulin (Holanda) Jumbo – Visma

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat