Primozh Rogliç ngadhënjen në etapën e katërt, duke lënë pas bashkëkombësin e tij

Çiklizëm

Primozh Rogliç ngadhënjen në etapën e katërt, duke lënë pas bashkëkombësin e tij

Nga: K.G. Më: 1 shtator 2020 Në ora: 18:22
Primozh Rogliç ngadhënjen në etapën e katërt, duke lënë pas bashkëkombësin e tij

Çiklisti slloven Primozh Rogliç është fituesi i etapës së katërt të “Tour de France 2020”. Kampion i "Vuelta a Espana" tregoi formë të lartë.

Etapa e katërt, e gjatë 160.5 kilometra, ishte jashtëzakonisht interesante në relacionin Orcieres-Merlette me lartësi mbidetare 1825 metra në Alpet jugore franceze. Rogliç tregoi paraqitje jashtëzakonisht të mirë dhe arriti në cak me kohë të kaluar për 04. 07' 47' orë.

Bashkëkombësi i Rogliçit, Tadej Pogacar zuri vendin e dytë dhe francezi Guillaume Martin përfundon i treti.

Image

Francezi Aulian Alaphilippe ruan fanellën e verdhë. Ai prinë në renditjen e përgjithshme, me 4 sekonda dallim ndaj vendit të dytë Adam Yates. 
Nesër do të zhvillohet etapa e pestë me gjatë të shtegut 183 kilometra

Etapa e katërt
1. Primozh Rogliç (TEAM JUMBO – VISMA)    04h 07' 47'' - B : 10''
2. Tadej Pogacar (UAE TEAM EMIRATES)    04h 07' 47'' - B : 6''    
3. Guillaume Martin (COFIDIS) 04h 07' 47''    -    B : 4''    -
4. Nairo Quintana (TEAM ARKEA – SAMSIC)    04h 07' 
5. Julian Alaphilippe (DECEUNINCK - QUICK – STEP) 04h 07' 47''   

6.  MIGUEL Angel Lopez    (Astana Pro Team)    04h 07' 47''    -    -    -
7. Egan Bernal (Ineos Grenadiers)    04h 07' 47''    -    -    -
8. Thibaut Pinot (Groupama – FDJ)    04h 07' 47''    -    -    -
9. Mikel Landa    (Bahrain – Mclaren)    04h 07' 47''    -    -    -
10. Adam Yates (Mitchelton – Scott)    04h 07' 47''

Renditja e përgjithshme 
1.Julian Alaphilippe (DECEUNINCK - QUICK – STEP)    18h 07' 04''
2. Adam Yates    (MITCHELTON – SCOTT)    + 00h 00' 04''
3. Primozh Rogliç (TEAM JUMBO – VISMA)    + 00h 00' 07''
4. Tadej Pogacar (TEAM EMIRATES)    + 00h 00' 11''
5. Guillaume Martin    (COFIDIS)    + 00h 00' 13''
6. Egan BERNAL (INEOS GRENADIERS)    + 00h 00' 17''
7. Tom DUMOULIN    (TEAM JUMBO – VISMA)    + 00h 00' 17''
8. Esteban Chaves (MITCHELTON – SCOTT)    + 00h 00' 17''
9. Nairo Quintana    Team (ARKEA – SAMSIC (+ 00h 00' 17''
10. Miguel Angel Lopez    (Astana Pro Team)    + 00h 00' 17'

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat