Wout van Aert shënon fitoren e dytë në “Tour de France 2020”

Çiklizëm

Wout van Aert shënon fitoren e dytë në “Tour de France 2020”

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shtator 2020 Në ora: 17:39
Wout van Aert shënon fitoren e dytë në “Tour de France 2020”

Çiklisti nga Belgjika, Wout van Aert, ka shënuar fitoren e dytë në edicionin e sivjetshëm “Tour de France 2020”. Belgu fiton në etapën e shtatë me gjatësi të shtegut 168 kilometra (në relacionin Millau – Lavaur), me kohë të kaluar për 03.32' 03" orë.

Finish dramatik por Wout van Aert u tregua më i shpejtë se të tjerët, duke arritur i pari në cak. Ai ka lënë pas vetes Edvald Boasson Hagen, Bryan Coquard, Christophe Laporte, Jasper Stuyven etj.  

Kjo është fitorja e dytë e belgut për këtë edicion, pasi që të parën e ka arritur me 2 shtator përkatësisht në etapën e pestë. Çiklisti britanik vazhdon të mbajë fanellën e verdhë. Adam prinë në renditjen e përgjithshme me 30. 36' 00'' orë.

Image

Renditja e etapës së shtatë
1. Wout Van Aert (Team Jumbo – Visma)     03h 32' 03''- B : 10''
2.  Edvald Hagen (NTT Pro Cycling Team)    03h 32' 03''-B : 6''
3. Bryan Coquard (B&B Hotels - Vital Concept P / B KTM    ) 03h 32' 03'-B : 4''    -
4.  Christophe Laporte (Cofidis)    03h 32' 03''
5.  Jasper Stuyven (Trek – Segafredo)    03h 32' 03''
6.  Clément Venturini (AG2R La Mondiale)    03h 32' 03']
7. Hugo Hofstetter (Israel Start-Up Nation) 03h 32' 03'
8.   Egan Bernal (Ineos Grenadiers)    03h 32' 03''
9.   Adam Yates (Mitchelton – Scott)    03h 32' 03''
10.  Alejandro Valverde (Movistar Team)    03h 32' 03''

Renditja e përgjithshme 
1.Adam Yates    (Mitchelton – Scott)    30h 36' 00''
2. Primozh Rogliç (Team Jumbo – Visma)    + 00h 00' 03''
3. Guillaume Martin (Cofidis)    + 00h 00' 09''
4. Egan Bernal (Ineos Grenadiers)    + 00h 00' 13''
5. Tom Dumoulin (Team Jumbo – Visma)    + 00h 00' 13''
6. Nairo Quintana (Team Arkea – Samsic)    + 00h 00' 13''
7. Romain Bardet (AG2R La Mondiale)    + 00h 00' 13''
8. Miguel Angel Lopez (Astana Pro Team)    + 00h 00' 13''
9. Thibaut Pinot (Groupama – FDJ)    + 00h 00' 13''
10. Rigoberto Uran (EF Pro Cycling) + 00h 00' 13'

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat