Martinez triumfon në një garë shumë të fortë

Çiklizëm

Martinez triumfon në një garë shumë të fortë

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shtator 2020 Në ora: 17:57
Martinez triumfon në një garë shumë të fortë

Çiklisti kolumbian, Daniel Martinez (EF Pro Cycling), vulosi fitoren e parë të tij përkatësisht në etapën e 13-të të edicionit 107-të Tour de France.

Ai triumfon me kohë të kaluar për 05:01. 47 orë, në një garë shumë të fortë, në shtegun e gjatë 191.5 kilometra në relacionin Chatel-Guyon - Puy Mary Cantal. 

Martinez u tregua më i shpejt se Lennard Kamna (Bora-Hansgrohe) dhe Maximilian Schachmann. 
Slloveni Primozh Rogliç e mban fanellën e verdhë.  

Ai kryeson renditjen e përgjithshme, duke e lënë pas vetes për 44 sekonda bashkëkombësin e tij Tadej Pogacar (UAE Team Emirates) dhe ka 59 sekonda më shumë se kolumbiani Egan Bernal.

Të shtunën, etapa e 14-të është në program, e cila do të zhvillohet nga Clermont-Ferrand në Lyon në gjatësi prej 194 kilometrash.

Etapa e 13-të
1. Daniel Felipe Martinez (EF Pro Cycling)    5:01:47
2. Lennard Kämna (Bora-Hansgrohe)    0:00:04
3. Maximilian Schachmann (Bora-Hansgrohe)    0:00:51
4. Valentin Madouas (Groupama-FDJ)    0:01:33
5. Pierre Rolland (B&B Hotels-Vital Concept)        0:01:42
6. Nicolas Edet (Cofidis)    0:01:53
7. Simon Geschke (CCC Team)    0:02:35
8. Marc Soler (Movistar Team)    0:02:43
9. Hugh Carthy (EF Pro Cycling)    0:03:18
10. David De la Cruz Melgarejo (UAE Team Emirates)    0:03:52

Renditja e përgjithshme 
1. Primoz Rogliç (Team Jumbo-Visma)    56:34:35
2. Tadej Pogacar (UAE Team Emirates)    0:00:44
3. Egan Arley Bernal Gomez (Ineos Grenadiers)    0:00:59
4. Rigoberto Uran (EF Pro Cycling)    0:01:10
5. Nairo Quintana (Team Arkea-Samsic)    0:01:12
6. Miguel Angel Lopez (Astana Pro Team)    0:01:31
7. Adam Yates (Mitchelton-Scott)        0:01:42
8. Mikel Landa Meana (Bahrain McLaren)    0:01:55
9. Richie Porte (Trek-Segafredo)    0:02:06
10. Enric Mas Nicolau (Movistar Team)    0:02:54

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat