Andersen fiton në etapën e 14-të, Rogliç ruan kryesimin

Çiklizëm

Andersen fiton në etapën e 14-të, Rogliç ruan kryesimin

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shtator 2020 Në ora: 18:32
Andersen, foto Stéphane Mahé/AFP/

Çiklisti danez, Soren Kragh Andersen, ngadhënjen në etapën e 14-të të Tour de France.
Ai ka lënë pas vetes Luka Mezgec (Mitchelton-Scott) dhe Simone Consonni (Cofidis).  Ndërsa çiklisti i famshëm sllovak Peter Sagan përfundoi në vend të katërt.

Gara u zhvillua në relacionin Clermont-Ferrand me gjatësi të shtegut 194 kilometra, ndërsa Andersen arriti në cak me kohë të kaluar për 04:28:10 orë.

Në klasifikimin e përgjithshëm, slloveni Primozh Rogliç, kampion i Vuelta a Espana, kryeson dhe ka një epërsi prej 44 sekondash ndaj bashkëkombësit të tij Tadej Pogaçar. I treti është kampioni aktual, kolumbiani Egan Bernal, me 59 sekonda pas.

Të dielën, është gara shumë e vështirë, ku zhvillohet etapa e 15-të në relacionin Lyon - Grand Colombier me gjatësi të shtegut 174.5 kilometra.

Etapa e 14-të
1. Soren Kragh Andersen (Team Sunweb)    04:28:10 orë
2. Luka Mezgec (Mitchelton-Scott)    00:00:15
3. Simone Consonni (Cofidis    00:00:15
4. Peter Sagan (Bora-Hansgrohe)    00:00:15
5. Casper Phillip Pedersen (Team Sunweb)    00:00:15
6. Jasper Stuyven (Trek-Segafredo)    00:00:15
7. Matteo Trentin (CCC Team)    00:00:15
8. Oliver Naesen (AG2R la Mondiale)    00:00:15
9. Sonny Colbrelli (Bahrain McLaren)    00:00:15
10. Marc Hirschi (Team Sunweb)    00:00:15

Renditja e përgjithshme 
1. Primozh Rogliç (Team Jumbo-Visma)    61:03:00
2. Tadej Pogacar (UAE Team Emirates)    00:00:44
3. Egan Arley Bernal Gomez (Ineos Grenadiers)    00:00:59
4. Rigoberto Uran (EF Pro Cycling)    00:01:10
5. Nairo Quintana (Team Arkea-Samsic)    00:01:12
6. Miguel Angel Lopez Moreno (Astana Pro Team)    00:01:31
7. Adam Yates (Mitchelton-Scott)    00:01:42
8. Mikel Landa Meana (Bahrain McLaren)    00:01:55
9. Richie Porte (Trek-Segafredo)    00:02:06
10. Enric Mas Nicolau (Movistar Team)    00:02:54

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat