Lennard Kamna më i miri në etapën e 16-të! Rogliç nuk e lëshon kreun

Çiklizëm

Lennard Kamna më i miri në etapën e 16-të! Rogliç nuk e lëshon kreun

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shtator 2020 Në ora: 18:16
Lennard Kamna më i miri në etapën e 16-të! Rogliç nuk e lëshon kreun

Çiklisti gjerman, Lenard Kamna, është fituesi i etapës së 16-të të “Tour de France”.
Ai ka bërë paraqitje më të mirë se rivalët në alpet franceze. 

Kamna zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 4:12:52 orë, në shtegun 164 kilometra në relacionin Villar d'Lan në Alpe.

Jo shumë larg Grenobles, gjermani festoi fitoren me një epërsi një minutë e 27 sekonda ndaj ekuadorianit të famshëm Richard Carapaz, kampion i “Giro d'Italia” në vitin e kaluar. Ai e befasoi atë dhe vetëm e ka rritur epërsinë në kohë në fund të garës. Për Kamna, kjo është fitorja e parë në etapën e “Tour de France”. 

Image

Slloveni Primozh Rogliç, kampion i V”uelta a Espane”, ende kryeson në klasifikimin e përgjithshëm, me një epërsi prej 40 sekondash ndaj bashkëkombësit të tij Tadej Pogacar. Në fakt, Rogliç e ruan fanellën e verdhë dhe po shkon drejt titullit të kampionit.

Etapa tjetër (nesër, 170 kilometra) është potencialisht më e vështira -në Maribel, 2,304 metra me lartësinë mbi detare.  

Etapa e 16-të
1. Lennard Kämna (Bora-Hansgrohe)    4:12:52
2. Richard Carapaz (Ineos Grenadiers)    0:01:27
3. Sébastien Reichenbach (Groupama-FDJ)    0:01:56
4. Pavel Sivakov (Ineos Grenadiers)    0:02:34
5. Simon Geschke (CCC Team)    0:02:35
6. Warren Barguil (Team Arkea-Samsic)    0:02:37
7. Tiesj Benoot (Team Sunweb)    0:02:41
8. Nicolas Roche (Team Sunweb)    0:02:47
9. Quentin Pacher (B&B Hotels-Vital Concept)    0:02:51
10. Julian Alaphilippe (Deceuninck-Quickstep)    0:02:54

Renditja e përgjithshme 
1. Primoz Rogliç (Team Jumbo-Visma)    70:06:47
2. Tadej Pogacar (Team Emirates)    0:00:40
3. Rigoberto Uran (EF Pro Cycling)    0:01:34
4. Miguel Angel Lopez Moreno (Astana Pro Team)        0:01:45
5. Adam Yates (Mitchelton-Scott)        0:02:03
6. Richie Porte (Trek-Segafredo)    0:02:13
7. Mikel Landa Meana (Bahrain McLaren)    0:02:16
8. Enric Mas Nicolau (Movistar Team)    0:03:15
9. Tom Dumoulin (Team Jumbo-Visma)    0:05:19
10. Nairo Quintana (Team Arkea-Samsic)    0:05:43

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat