Tadej Pogacar apo djaloshi 21-vjeçar, triumfon në garën më të madhe Tour de France

Çiklizëm

Tadej Pogacar apo djaloshi 21-vjeçar, triumfon në garën më të madhe Tour de France

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shtator 2020 Në ora: 20:09
Tadej Pogacar apo djaloshi 21-vjeçar, triumfon në garën më të madhe Tour de France, foto AFP

Pas tre jave me përplot emocione të pakufishme, sonte përfundoi gara më prestigjioze “Tour de France” në çiklizëm!

21-vjeçari nga Sllovenia, Tadej Pogacar, është kampion i ri i “Tour de France”. 

I riu i skuadrës së “UAE Team Emirates”, që do t’i mbush 22 vite të hënën (nesër), ka shkaktuar senzacion në edicionin e 107-të kësaj gare.

Fakti më interesant ka qenë se deri të premten, slloveni Primozh Rogliç, ka udhëhequr kreun e renditjes së përgjithshme, por të shtunën e humbi atë pas paraqitjes brilante të bashkëkombësit të tij Pagacar. Rogliç përfundoi në pozitën e dytë me 59 sekonda me pak nga fituesi i garës, Pogacar.

Image

Sam Bennett

Pogacar, është fituesi më i ri që nga viti 1904, duke vulosur triumfin e tij me një performancë të bujshme në provën malore në etapën e parafundit. 

Tadej Pogacar fitoi turneun e tij të parë “Tour de France” si dhe garën “Mbreti i Maleve” dhe çmimin si më i miri për kalorësin e ri.

"E mahnitshme. Vërtetë çmenduri. Edhe sikur të mbaroja i dyti apo i fundit, ishte mirë që isha këtu. Nuk mund t'i përshkruaj ndjenjat me fjalë. Të gjithë më uruan sot. Sport i mrekullueshëm është çiklizmi. Po, të fitosh është një dhuratë vërtet e bukur për ditëlindjen”, ka thënë Pogacar menjëherë pasi ka arritur në vijën e finishit.

Image

Pogacar

Fituesi i etapës së 21-të është irlandezi Sam Bennett. Ai i veshur me fanellën e gjelbër feston fitoren në etapën e 21-të përkatësisht e fundit, në shtegun 122 kilometra në relacionin Mantes-La-Jolie - Paris Champs-Élyséesn.  Bennett (Deceuninck-Quickstep) zuri vendin e parë me kohë të kaluar për     02:53:32, duke lënë pas vetes Mads Pedersen (Trek-Segafredo).  Duhet theksuar se fituesi i fundit i etapës përfundimtare me fanellën e gjelbër ishte Mark Cavendish në vitin 2011. 

Renditja e etapës 21-të
1. Sam Bennett (Deceuninck-Quickstep)    02:53:32
2. Mads Pedersen (Trek-Segafredo)    
3.  Peter Sagan (Bora-Hansgrohe)    
4. Alexander Kristoff (UAE Team Emirates)    
5. Elia Viviani (Cofidis)    
6. Wout van Aert (Team Jumbo-Visma)    
7. Caleb Ewan (Lotto Soudal)    
8. Hugo Hofstetter (Israel Start-Up Nation)    
9. Bryan Coquard (B&B Hotels-Vital Concept)    
10. Maximilian Walscheid (NTT Pro Cycling)    

Renditja e përgjithshme 
1.Tadej Pogacar (UAE Team Emirates)    87:20:05
2. Primozh Rogliç (Team Jumbo-Visma)    00:00:59
3. Richie Porte (Trek-Segafredo)    00:03:30
4. Mikel Landa Meana (Bahrain McLaren)    00:05:58
5. Enric Mas Nicolau (Movistar Team)    00:06:07
6. Miguel Angel Lopez Moreno (Astana Pro Team)        00:06:47
7. Tom Dumoulin (Team Jumbo-Visma)    00:07:48
8. Rigoberto Uran (EF Pro Cycling)    00:08:02
9. Adam Yates (Mitchelton-Scott)        00:09:25
10. Damiano Caruso (Bahrain McLaren)    00:14:03

Renditja e skuadrave 
1. Movistar Team    262:14:58
2. Team Jumbo-Visma        00:18:31
3. Bahrain McLaren    00:57:10
4. EF Pro Cycling    01:16:43
5. Ineos Grenadiers    01:32:01
6. Trek-Segafredo    01:39:39
7. Astana Pro Team    01:47:15
8. AG2R la Mondiale    02:58:47
9. UAE Team Emirates    03:06:46
10. Mitchelton-Scott    03:25:10

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat