Slloveni Tadej Pogacar bëhet çiklisti më i ri që arrin të fitojë Tour de France që nga viti 1904

Çiklizëm

Slloveni Tadej Pogacar bëhet çiklisti më i ri që arrin të fitojë Tour de France që nga viti 1904

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 10:44
Tadej Pogacar

Tadej Pogacar është bërë slloveni i parë që arrin të fitojë Tour de France të dielën e javës që lamë pas, duke parakaluar të gjithë në garë për trofeun.

Derisa Sam Bennett kishte fituar fazën finale përgatitore, dita kryesore i takoi skuadrës UAE Emirates, me në krye Pogacar që u bë fituesi më i ri i garës që prej kohës së Henri Cornet në vitin 1904.

22-vjeçari arriti që të mposhte konkurrencën me sllovenin tjetër Primoz Roglic që përfundoi i dyti me 59 sekonda mbrapa fituesit.

“Është diçka e pabesueshme, të qëndrosh në podiumin e Parisit. Ishte tri javë të mrekullueshëm, një rrugëtim i paimagjinueshëm”, ka thënë slloveni pas triumfit.

“Dua t’i falënderoj të gjithë që e bënë të mundur. Ishin tri javë të mrekullueshme në rrugët e Francës. Nuk mund të gjejë fjalë që t’i përshkruajë ndjenjat e mija”, ka shtuar më tej ai.

Pogacar po ashtu fitoi edhe në tri fazat e garës, një paraqitje brilante individuale dhe njëra ndër më të mira në histori të Tour de France. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat