Kampioni i botës në çiklizëm pezullohet 4 vjet

Çiklizëm

Kampioni i botës në çiklizëm pezullohet 4 vjet

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 13:04
Kampioni i botës në çiklizëm pezullohet 4 vjet

Ish-kampioni i botës në garat e ndjekjes në çiklizëm, kolumbiani Fabian Puerta, është përjshtuar 4 vjet nga të gjitha garat e çiklizmit.

Vendimi është marrë nga UCI (Federata Ndërkombëtare e Çiklizmit), pasi ai ka dalë pozitiv me një steroid anabolik.

Puerta, 29 vjeç, është shpallur kampion bote në mars të vitit 2018. Po atë vit, në qershor, ai doli pozitiv pas një testi antidoping (bolderone) jashtë garave dhe u pezullua 2 muaj.

“Çiklisti ka shkelur rregullat antidoping dhe në bazë të rregullave ai është dënuar 4 vjet nga të gjitha eventet”, tha UCI. Dënimi nis nga qershori i 2018-ës, pra Puerta do të humbasë Olimpiadën që zhvillohet verën e ardhshme.

Pavarësisht dënimit, çiklisti u shpreh se do ta apelojë atë pranë CAS-it të Lozanës.

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat