Dominoi turneun në shkretëtirë

Çiklizëm

Dominoi turneun në shkretëtirë

Më: 3 mars 2021 Në ora: 12:40
Tadej Pogacar

Fituesi i Turit “rrëmben” edhe UAE Tour të zhvilluar në shkretëtirë"

Çiklisti slloven Tadej Pogacar, që garon me skuadrën UAE Team Emirates, fitoi turneun e parë sezonal të biçikletës, atë të UAE Tour, që u zhvillua në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pogacar, fitues një vit më parë i Turit të Francës, e dominoi turneun e zhvilluar në shkretëtirë, duke lënë pas me 35 sekonda britanikun Adam Yates dhe portugezin Joao Almeida (+1’02”).

22-vjeçari slloven fitoi edicionin e tretë të këtij turneu me 7 etapa, një garë e World Tour që u zhvillua në Lindjen e Mesme, ku nuk mungoi rivaliteti dhe emocionet.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat