Avni Nuha edhe një mandat në krye të çiklizmit

Çiklizëm

Avni Nuha edhe një mandat në krye të çiklizmit

Më: 9 mars 2021 Në ora: 11:49
Avni Nuha edhe një mandat në krye të çiklizmit

Në kuvendin e punës dhe zgjedhor të mbajtur nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, delegatët ia kanë besuar edhe një mandat tjetër presidentit aktual, Avni Nuha.

Nga 30 delegat, 27 ishin të pranishëm, prej të cilëve 25 votuan për Avni Nuhën dhe 2 abstenuan.

Pas punës voluminoze dhe me mjaft sukses, nga ndërkombëtarizimi, pjesëmarrja në Lojërat Olimpike për herë të parë, e deri te rritja e cilësisë dhe masovitetit, delegatët kanë vendosur me shumicë, që komunitetin e çiklizmit ta drejtojë edhe në një mandat tjetër presidenti Avni Nuha.

Duke i falënderuar për besimin, pas rizgjedhjes Nuha ka thënë se e vlerëson dhe respekton vullnetin e kuvendarëve, e kjo mbështetje e obligon për punë e reforma akoma më të mëdha.

Pas zgjedhjes së kryetarit u plotësuan edhe pozitat tjera, derisa FÇK, së shpejti do të publikojë albumin e plotë me fotot e Kuvendit të Punës dhe Zgjedhor.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat