FDTRK organizoi garën e duatlonit me biçikleta

Çiklizëm

FDTRK organizoi garën e duatlonit me biçikleta

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 12:30
FDTRK organizoi garën e duatlonit me biçikleta

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe nënpresidentët Gazmend Maxhuni dhe Milaim Kelmendi, kanë ndjekur nga afër aktivitetin e Federatës së Triatlonit të Kosovës (FDTRK), të organizuar në shkollën “Bajram Curri” në Fushë Kosovë, me rastin e 1 qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

FDTRK organizoi garën e duatlonit me biçikleta, për të promovuar sportin e triatlonit tek fëmijët.

Në fjalën e tij, presidenti Krasniqi, duke ua uruar fëmijëve 1 qershorin, i inkurajoi që të merren me sport dhe të inspirohen nga të arriturat e kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi.

Image

Drejtuesit e KOK-ut ndanë edhe medaljet për më të mirët.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat