Tadej Pogaçar fiton etapën e pestë, + 19 sekonda para zviceranit 

Çiklizëm

Tadej Pogaçar fiton etapën e pestë, + 19 sekonda para zviceranit 

Nga: Kemajl Goca Më: 30 qershor 2021 Në ora: 19:21
Tadej Pogaçar fiton etapën e pestë, + 19 sekonda para zviceranit 

Çiklisti slloven, Tadej Pogaçar, ka shënuar fitoren e parë në edicionin e sivjetshëm (edicioni 108) të ‘Tour de France 2021’.

Tadej Pogaçar zuri vendin e parë në etapën e pestë në kronometër që u mbajt në relacionin Change-Laval, me gjatësi të shtegut 27,2 kilometra.

Slloveni la pas për 19 sekonda zviceranin Stefan Küng dhe për 27 danezin Jonas Vingegaard.

Image

Stefan Kung 

"Ishte një ditë shumë e mirë, nuk bëra asnjë gabim.

Për fat të mirë  kisha kushte të mira, temperatura ishte gjithashtu e favorshme për mua.

Këtë herë kapa ritmin e duhur dhe vazhdova mirë. Qëllimi nuk ishte të humbja shumë kohë, por tani kam fituar më shumë. Jam jashtëzakonisht i kënaqur.

Nuk e di nëse është më mirë që nuk kam veshur fanellë të verdhë. Sigurisht që do të isha i lumtur, por gjithashtu i shkon përshtati Mathieu”, tha Pogaçar.

Çiklisti Mathieu Van Der Poel e mban fanellën e verdhë, i cili në garën e sotme përfundoi në pozitën e pestë me kohë me të dobët për 31 sekonda se vendi i parë.

Gara e radhës mbahet nesër në relacionin Tours - Châteauroux, me gjatësi të shtegut 160.6 kilometra.

Etapa e pestë - Change-Laval, 27,2 kilometra (kronometër)   

1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates)        32:00
2. Stefan Küng (Groupama)      +0:19
3. Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma) + 0:27
4. Wout Van Aert (Jumbo – Visma)    +0:30
5. Mathieu Van Der Poel (Alpecin – Fenix)    +0:31
6. Kasper Asgreen (Deceuninck - Quick – Step) +0:37
7. Primozh Rogliç (Jumbo – Visma) +0:44
8. Mattia Cattaneo (Deceuninck - Quick – Step)     +0:55
9. Richie Porte (Ineos Grenadiers) +0:55
10. Alexey Lutsenko (Astana - Premier Tech) + 1:00

Renditja e përgjithshme
1. Mathieu Van Der Poel (Alpecin – Fenix)    16h 51' 41''
2. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates)    + 00h 00' 08''
3. Wout Van aert (Jumbo – Visma)    + 00h 00' 30''
4. Julian Alaphilippe (Deceuninck - Quick – Step)    + 00h 00' 48''
5. Alexey Lutsenko (Astana - Premier Tech)    + 00h 01' 21''
6. Pierre Latour (Totalenergies)    + 00h 01' 28''
7. Rigoberto Uran (EF Education – Nippo)    + 00h 01' 29''
8. Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma)    + 00h 01' 43''
9. Richard Carapaz (Ineos Grenadiers)    + 00h 01' 44''
10. Primozh Rogliç (Jumbo – Visma) + 00h 01' 48

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat