Tadej Pogaçar fiton etapën e 17-të, thellon epërsinë në renditjen e përgjithshme 

Çiklizëm

Tadej Pogaçar fiton etapën e 17-të, thellon epërsinë në renditjen e përgjithshme 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 korrik 2021 Në ora: 18:03
Tadej Pogaçar fiton etapën e 17-të, thellon epërsinë në renditjen e përgjithshme 

Çiklisti slloven, Tadej Pogaçar, shkëlqen në etapën e 17-të të “Tour de France 2021”. 

Slloveni triumfon në fund të etapës së ashpër malore, duke mposhtur rivalët më të mëdhenj dhe e ka rritur edhe më tej epërsinë në renditjen e përgjithshme.

Pogaçar doli i pari me kohë të kaluar për 05. 03' 31' orë në relacionin Muret - Saint-Lary-Soulan, me gjatësi të shtegut 178,4 kilometra, me epërsi prej 3 sekondash nga vendi i dytë, Jonas Vingegaard dhe katër se pozita e tretë, Richard Carapaz.

Image

Tadej Pogaçar

Çiklisti slloven ruan fanellën e verdhë dhe është shumë afër që të triumfojë në edicionin e 108-të të “Tour de France”. 

Pogaçar kryeson renditjen e përgjithshme me epërsi prej 5 minuta e 39 sekonda nga Jonas Vingegaard. 

Gara e radhës përkatësisht etapa e 18-të mbahet nesër në relacionin Pau - Luz Ardiden, me gjatësi të shtegut 129.7 kilometra.

Etapa e 17-të

1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates)    05h 03' 31'
2. Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma)     + 00h 00' 03'
3. Richard Carapaz (Richard Carapaz)    + 00h 00' 04
4. David Gaudu (Groupama – FDJ) + 00h 01' 19''
5. Ben O'connor (AG2R Citroen Team) + 00h 01' 26'
6. Wilco Kelderman (Bora – Hansgrohe)    + 00h 01' 40''
7. Peio Bilbao (Bahrain Victorious)    + 00h 01' 44'
8. Sergio Andres Higuita (EF Education – Nippo) 00h 01' 49''
9. Rigoberto Uran (EF Education – Nippo)    + 00h 01' 49''
10. Dylan Teuns     (Bahrain Victorious)    + 00h 01' 49'

Renditja e përgjithshme

1. Tadej Pogaçar    (UAE Team Emirates)    71h 26' 27''
2. Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma)    + 00h 05' 39''
3. Richard Carapaz (Ineos Grenadiers)    + 00h 05' 43''
4. Rigoberto Uran (EF Education – Nippo)    + 00h 07' 17''
5. Ben O'connor (AG2R Citroen Team)    + 00h 07' 34''
6. Wilco Kelderman (Bora – Hansgrohe)    + 00h 08' 06''
7. Enric Mas (Movistar Team)    + 00h 09' 48''
8. Alexey Lutsenko (Astana - Premier Tech)    + 00h 10' 04''
9. Guillaume Martin (Cofidis)    + 00h 11' 51''
10. Peio Bilbao (Bahrain Victorious)    + 00h 12' 53

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat