Tadej Pogaçar - kampion i ‘Tour de France’ për herë të dytë me radhë!

Çiklizëm

Tadej Pogaçar - kampion i ‘Tour de France’ për herë të dytë me radhë!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 korrik 2021 Në ora: 19:17
Pogaçar, foto Reuters

Çiklisti 22-vjeçar nga Sllovenia, Tadej Pogaçar, mbron titullin e kampionit të “Tour de France”.

Pogaçar tregon edhe një herë klasin e tij, kësaj radhe në edicionin e 108-të të “Tour de France 2021”.

I veshur me fanellë të verdhë, Tadej Pogaçar, u nis me qetësi dhe siguri në garën në kronometër në etapën e 20-të. 

Image

Wout van Aert

Kronometri 30.8 kilometra në Saint-Emilion u fitua nga Belgu Wout van Aert, i cili përfundoi etapën e 20-të me një shpejtësi mesatare prej 51.5 km / orë. 

Van Aert kaloi një kohë prej 35 minutash dhe 53 sekonda në relacionin Libourne‒Saint-Emilion.

“Tadej Pogaçar konfirmoi epërsinë e përgjithshme në renditjen e përgjithshme dhe nesër ai do të bëhet fituesi i garës në Francë për herë të dytë. 

Etapa e parafundit,  e 20-të përfundoi plotësisht me shijen e Tadej Pogaçar. Ai mbrojti fanellën e tij të verdhë dhe nesër ai do të festojë triumfin e tij në garën ‘Tour de France’ për herë të dytë në Champs Elysees”, shkruan media sllovene “Delo”.
Gara e fundit përkatësisht etapa e 21-të mbahet nesër në relacionin Chatou-Paris Champs-Elysees.

Etapa e 20-të

1.  Wout Van Aert (Jumbo – Visma)     00h 35' 53'
2. Kasper Asgreen (Deceuninck - Quick – Step)    + 00h 00' 21'
3. Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma)    + 00h 00' 32''
4.  Stefan Küng (Groupama - FDJ    )     + 00h 00' 38''
5.  Stefan Bissegger (EF Education – Nippo)    + 00h 00' 44'
6. Mattia Cattaneo (Deceuninck - Quick – Step)     + 00h 00' 49'
7.  Mikkel Bjerg (UAE Team Emirates)    + 00h 00' 52
8. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates)    + 00h 00' 57'
9. Magnus Cort Nielsen (EF Education – Nippo)    + 00h 01' 00'
10.  Dylan Van Baarle (Ineos Grenadiers)        + 00h 01' 21

Renditja e përgjithshme 

1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates)    80h 16' 59''
2. Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma)    + 00h 05' 20''
3. Richard Carapaz (Ineos Grenadiers)    + 00h 07' 03''
4. Ben O'Connor (AG2R Citroen Team)    + 00h 10' 02''
5. Wilco Kelderman (Bora – Hansgrohe)    + 00h 10' 13''
6. Enric Mas (Movistar Team)    + 00h 11' 43''
7. Alexey Lutsenko (Astana - Premier Tech)    + 00h 12' 23''
8. Guillaume Martin (Cofidis)    + 00h 15' 33''
9. Peio Bilbao (Bahrain Victorious)    + 00h 16' 04''
10. Rigoberto Uran (EF Education – Nippo)    + 00h 18' 34

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat