Çiklisti përfundon në spital pas aksidentit

Çiklizëm

Çiklisti përfundon në spital pas aksidentit

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 11:03
Çiklisti përfundon në spital pas aksidentit

Çiklisti përfundon në spital pas aksidentit!

Rrëzim në garë dhe momente paniku për çiklistin amerikan Connor Fields, në garën e BMX Racing. Amerikani, medalje ari në Olimpiadën e Rios, është përfshirë në një aksident të keq në xhiron e tretë, në fazën gjysmëfinale.

Ai humbi kontrollin e biçikletës së tij, duke u rrëzuar dhe mbi të kaluan disa nga konkurrentët e tjerë, që nuk mundën ta evitonin. Fields u dërgua me urgjencë në spital, nga ku babai i tij Mike dha lajme të mira.

“Është koshient, u përgjigjet pyetjeve dhe i lëviz të gjitha. Është zgjuar dhe po kryejmë analiza të tjera”, tha Mike Fields, babai i Connor. 28-vjeçari, fillimisht iu dha ndihma mjekësore në pistë dhe më pas u largua me barrelë për në ambulancë dhe në spital.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat