Pas garës së kronometrit, ditën e diel është zhvilluar edhe gara çiklistike e rrugës në Kampionatin Kombëtar të Çiklizmit, event që është organizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit. Në garën e rezistencës, me intenerar Tiranë-Rrogozhinë-Tiranë, për kategorinë elite, i pari që ka prerë finishin ka qenë Ylber Sefa.
Pas tij kanë mbërritur Eugert Zhupa dhe vetëm 2 sekonda më pas ka kaluar finishin i treti Olsian Veliaj.
Nën kushte të vështira atmosferike, për shkak të temperaturave të larta, gara është mbyllur me sukses edhe nga kategoritë e tjera pjesëmarrëse, teksa në kliometrat e fundit ka pasur një rivalitet të shtuar, sidomos për vendin e tretë në podium.