Edhe Peter Sagan ngadhënjen për herë të dytë

Çiklizëm

Edhe Peter Sagan ngadhënjen për herë të dytë

Nga: Fazli Berisha Më: 11 korrik 2018 Në ora: 19:35
Edhe Peter Sagan ngadhënjen për herë të dytë

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 105-të-etapa e 5-të

Gara në Tour de France sa po vjen e po nxehet, dje kolumbiani Gaviria fitoi për herë të dytë, ndërkaq sot çiklisti sllovak Peter Sagan fitoi etapën e pestë e më parë kishte fituar edhe etapën e dytë. Sagan sot shtegun Lorient – Quimper të gjatë 204. 5 kilometra e përshkoi për 04h08' 06'', duke lënë prapa italianin SonnyColbrelli në vendin e dytë dhe belgun Philipe Gibertnë vendin e tretë. Mbase asnjëherë më parë këtë viti gati në çdo etapë kemi përplasje të çiklistëve ndonëse shtigjet janë të pastra, moti i mirë dhe nuk ka errëra të forta.

Edhe më tutje në renditjen e përgjithshme prin belgu Greg Van Avermaet me kohë me kohën prej 18h 22' 00''. Ndërsa fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë e bartë sllovaku Peer Sagan me 180 pikë. Fanellën e bardhë me pika të kuqe e bartë çiklisti nga Letonia Toms Skujins me 4 pikë e si çiklisti më ri që e bartë fanellën e bardhë është holandezi Kragh Soren Andersen 18h 22' 13'' , ndërsa fanellën e kuqe si çiklisti më agresiv çiklisti letonez Toms Skujins.
Të enjten çiklistët nisin betejën për etapën e 6-të në shtegun Brest deri Mûr-de-Bretagne Guerlédan të gjatë 181 kilometra. Çiklistët nisin garën nga qyteti Brest që ka 140 mijë banorë me një Ekonomia: sektorët e punësimit dhe ekselencës në det, shëndetësi, bankë / sigurim, bujqësi / agroushqim, dixhitale. 27,000 studentë. 183,400 vende pune në zonën e punës. Sport: 225 klube sportive, gati 30,000 anëtarë. Klubet fluturuese: Stade Brestois 29 (L2), Albatros, Brest Bretagne Handball (LFH), vela lundruese Brest, USAM vela, krokodilat Elorn, SRB, Stadiumi i atletikës Brest, GR Ponant. Pothuajse 120 objekte sportive dhe më shumë se 200 ngjarje sportive në vit. Kultura, Galeria Kombëtare dhe Galeria e Arteve, Muzeu Kombëtar Detar, Qendra Passerelle për Art Bashkëkohor. Ndërkaq çikslitët mbzllin etapën e 6-të në qytetin Mur De Bretagne me 2.560 banorë me Ekonomia: agro-ushqimore (shpezë, vezë, ëmbëlsira ...), transport, turizëm rreth liqenit dhe pyllit të Mbretëreshës. Sport: klub kanoe kajak i Guerlédan (me anëtarë në ekipin olimpik të Francës). Guerlédan Trail (Maj), Lojërat e Parë Kombëtare të Handisport (Qershor 2018), International Under-16 Football Tournament (Qershor). Bastisja e Gueredesit (shtator). Klubi i çiklizmit: ACL club biçikletë (100 anëtarë). Kultura: Festivali Empreintes d'Artistes (artistë vizualë, fotografë, skulptorë, botues, muzikantë / korrik-gusht), Festivali i liqenit Guerxhedan (15 gusht), Festivali Théloakalizé (muzikë, gusht).

Rezultatet e etapës së 5-të

1. PETER SAGAN (SVK) 04H 48' 06''
2. SONNY COLBRELLI (ITA) 04H 48' 06''
3. PHILIPPE GILBERT (BEL) 04H 48' 06''
4. ALEJANDRO VALVERDE(ESP) 04H 48' 06''
5. JULIAN ALAPHILIPPE(ITA) 04H 48' 06''
6. DANIEL MARTIN (IRL) 04H 48' 06''
7. GREG VAN AVERMAET(BEL) 04H 48' 06''
8. SØREN KRAGH ANDERSEN(DEN) 04H 48' 06''
9. ANDREA PASQUALON(ITA) 04H 48' 06''
10. VINCENZO NIBALI (ITA) 04H 48' 06''

Renditja e përgjithshme

1. GREG VAN AVERMAET (BEL) 18h 22' 00''
2. TEJAY VAN GARDEREN (USA) 18h 22' 02''-
3. PHILIPPE GILBERT(BEL) 18h 22' 03''
4. GERAINT THOMAS (GBR) 18h 22' 05''
5. JULIAN ALAPHILIPPE(FRA) 18h 22' 06''
6. BOB JUNGELS (LUX) 18h 22' 09''
7. TOM DUMOULIN (NED) 18h 22' 13''
8. SØREN KRAGH ANDERSEN (NED) 18h 22' 13''
9. RIGOBERTO URAN (COL) 18h 22' 37''
10. RAFAL MAJKA (POL) 18h 22' 52''

Renditja ekipore

1. QUICK - STEP FLOORS 55H 45' 20''
2. BMC RACING TEAM 55H 45' 43''
3. TEAM SUNWEB 55H 46' 04''
4. TEAM SKY 55H 47' 14''
5. MITCHELTON – SCOTT 55H 48' 47'

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat