Çiklisti gjerman John Degenkolb triumfon në etapën e nëntë

Çiklizëm

Çiklisti gjerman John Degenkolb triumfon në etapën e nëntë

Nga: Fazli Berisha Më: 15 korrik 2018 Në ora: 19:01
Çiklisti gjerman John Degenkolb triumfon në etapën e nëntë

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 105-të-etapa e 9 - të

Para ditës së pushimit gara po bëhet gjithnjë e më intersant dhe më joshëse dhe e nxehtë. Në  etapën e 9-të në shtegun  Arras Citadelle - Roubaix të gjatë 156.5 kilometra ka triumfuar çiklisti gjerman John Degenkolb, i cili shtegun e përshkoi për 03h 24' 26'', duke lënë në pozitën e dytë kryesuesin belgun Greg Van Avermaet dhe një tjetër belg Yves Lampaert në vendin e tretë. Kampioni aktual Chris Froome edhe sot është përplasur 45 kilometra para cakut, por për fat të mirë të tij, pa pasoja dhe a vazhduar garën. Disa çiklistë sot u rrëzuan si Landa kolumbianin Rigoberto Uran, megjithatë janë kthyer në garë.   

Nuk ka ndryshime në renditjen e përgjithshme. Edhe më tutje në renditjen e përgjithshme prin  belgu Greg Van Avermaet me kohë me kohën prej 36h 07' 17''. Për herë të parë kampioni Chris Froome gjendet në 10-shën e parë.  Ndërsa fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë e bartë sllovaku Peer Sagan  me 299 pikë. Fanellën e bardhë me pika të kuqe e bartë çiklisti nga Letonia Toms Skujins me 6 pikë e si çiklisti më ri që e bartë fanellën e bardhë është holandezi Kragh  Soren Andersen 36h 09' 00'', ndërsa fanellën e kuqe si çiklisti më agresiv i etapës është çiklisti francez Damien Gaudin.

E hëna është ditë pushimi për çiklistët, por të martën ata garojnë për etapën e 10-të në shtegun  Annecy - Le Grand-Bornand të gjatë 158.5 kilometra dhe këtu nisin shtigjet malore. Çiklistët nisen nga  qyteti Annecy me 29.600 banorëeme një Ekonomia: shtylla e parë ekonomike e Haute-Savoie. Turizëm, digjital, multimedia, industria e jashtme, agrobiznesi, bujqësia. Industritë e Sportit: Salomon, Mavic, Scott, Millet-Eider (Grupi i Lafumas), Tecnica, Fusalp. Selia e Federatës Franceze të Skijimit. Kampusin e Universitetit (14,500 studentë në Universitetin Savoie-Mont Blanc). Sport: 180 shoqata dhe klube, 26,000 anëtarë. Ngjarjet:

Sfida Ndërkombëtare Sabre (Janar), Agglo City Run (Mars), Haute-Savoie Mont Blanc Cup (International Youth Tournament), International Marathon du Lac (Prill), Turneu Ndërkombëtar i Volejbollit (maj, 550 skuadra). Qytet me plotë aktivitete kulturore si: Karnavalet e Venedikut (Shkurt), Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar dhe Tregu Ndërkombëtar i Filmit të Animuar (Qershor), Festivali i Librit të Krimit "Les Pontons flingueurs" (qershor). Festivali i Pejsazheve në lidhje me Festivalin e Kopshtit të Lozanës (Korrik), Fête du Lac (gusht), Festivali i Muzikës dhe Këngëve të Shenjta (gusht), Coup de theatre (shtator), Festivali i Filmit Italian (tetor) Tetor). Garuesit përmbyllin etapën në qytetin Le Grand Bornand me 2.200 banore dhe një Ekonomia: turizmi, mbarështimi, ndërtimi artizanal (zdrukthtari).

Djathë (reblochon, abondance). Sport: nëntë klube sportive. Ngjarjet: Kampionati Botëror i Biathlonit në Francë pas edicionit të parë në dhjetor 2013 në stadiumin Grand-Bornand Sylvie Becaert, "La Bornandine" (maratonë gjysmë dhe ski nordik, janar). Mbahen e edhe shumë Festivale specifike për rajonin.

Rezultatet e etapës së 9-të

1. John Degenkolb (GER)   03h 24' 26''

2. Greg Van Avermaet (BEL)           03h 24' 26''   

3. Yves Lampaert (BEL)       03h 24' 26''

4. Philippe Gilbert (BEL)       03h 24' 45''   

5. Peter Sagan (SVK)           03h 24' 45''

6. Jasper Stuyven (BEL)      03h 24' 45''

7. Bob Jungels (LUX)           03h 24' 45''

8. André Greipel (GER)        03h 24' 53''

9. Edvald Boasson Hagen (NOR)   03h 24' 53''

10.Timothy Dupont (BEL)    03h 24' 53''

Renditja e përgjithshme

1. Greg Van Avermaet (BEL)           36h 07' 17''   

2. Geraint Thomas (GBR)    36h 08' 00''

3. Philippe Gilbert (BEL)       36h 08' 01''

4. Bob Jungels (LUX)           36h 08' 07''

5. Alejandro Valverde (ESP)                        36h 08' 48''

6. Rafal Majka (POL)                        36h 08' 49''

7. Jakob Fuglsang (DEN) 36h 08' 50''

8. Chris Froome (GBR) 36h 08' 59''          

9. Adam Yates (GBR) 36h 08' 59'' 

10.Mikel Landa Meana (ESP) 36h 08' 59''

Renditja ekipore

1. Quick - Step Floors           109h 02' 46''

2. Movistar Team      109h 07' 37'' 

3. Mitchelton - Scott  109h 08' 44''

4. Bahrain - Merida   109h 08' 53'' 

5. Team Sunweb      109h 08' 54'

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat