Vidhnin banesa, prangosen dy shqiptarë në Itali

Diaspora

Vidhnin banesa, prangosen dy shqiptarë në Itali

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

Dy shqiptarë të kërkuar për veprën penale te vjedhjes së banesave janë vënë në pranga të autoriteteve italiane, raportojnë mediat lokale.

Sipas tyre në pranga kanë përfunduar Eltin Tota, 28 vjeç dhe  Elton Brahelka, 29 vjeç, por bashkë me ta edhe një italian 44-vjeçar i cili jeton në Fermo.

Dy shqiptarë besohet se janë  autorët e vjedhjeve në banesa rreth zonës së Macerata. Hetimet kanë nisur pak ditë më parë, më 12 dhjetor, pas raportimit të një vjedhje, ndërsa autoritet kanë kryer hetime të cilat kanë mundësuar atyre për të identifikuar bandën  e vjedhjes.

Gjatë kontrolleve, dy shqiptarëve  iu sekuestruan mjete të tjera të paligjshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat