Itali, arrestohen 3 shqiptarë për vjedhje

Diaspora

Itali, arrestohen 3 shqiptarë për vjedhje

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 15:45
Ilustrim

Tre të rinj shqiptarë u përpoqën të vidhnin ushqime dhe produkte të tjera nga disa kamionë të parkuar në zonën e parkimit të autogrillit të Fiorenzuola, por u zbuluan dhe u arrestuan nga policia e trafikut të Guardamiglio.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, ndërsa të tre janë paraqitur përpara gjykatës tashmë. Gjykata tha se arrestet janë të ligjshme, kurse u tha se do të mbahet tjetër gjyq më datë 14 mars 2019.

Të tre në fund të seancës janë liruar, me detyrimin për të nënshkruar diku, që mos të largohen prej drejtësisë italiane e të paraqiten në gjyq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat