Arrestohet dy herë brenda dy muajve shqiptari në Itali, ja arsyet

Diaspora

Arrestohet dy herë brenda dy muajve shqiptari në Itali, ja arsyet

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 09:50
Ilustrim

Një shqiptar është arrestuar dy herë brenda dy muajve.

Gjithçka filloi në tetor kur një vajzë iu grabit portofoli nga një grup djemsh, pjesë e të cilëve ishte edhe shqiptari.

Për grabitjen 23-vjeçari shqiptar me iniciale T.M. u dënua me arrest shtëpie.
Dy muaj më pas, agjentët gjatë patrullimit vendosën të kontrollin të riun shqiptar, i cili ishte shoqëruar me një vajzë tjetër. Gjatë kontrollit, të dyve iu gjet një sasi e vogël marijuhane.

Pasi zbuluan identitetin e plotë të të riut, efektivët e policisë zbuluan se duhet të ishte në arrest shtëpie.

Për shqiptarin me iniciale T.M., priten të merren masa për shkeljen e masës së gjykatës dhe për posedimin të lëndëve narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat