Shqiptari humb jetën tragjikisht në Itali

Diaspora

Shqiptari humb jetën tragjikisht në Itali

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 19:30
Foto ilustrim

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor në komunën Monteprandone

Sipas mediave italiane viktima është 50 vjeç, por gjeneralitetet e tij nuk bëhen me dije.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16 në rrugën “Scopa” në zonën industriale Centobuchi. Shqiptari, teksa ishte duke ecur në rrugë, u përplas nga një automjet “Fiat 500”.

Në vendngjarje shkoi një helikopter-ambulancë për t'i dhënë ndihmë shëndetësore të aksidentuarit, megjithatë nuk arritën ta mbanin në jetë.

Zemra e 50-vjeçarit pushoi së rrahuri rreth 45 minuta pas aksidentit, raporton “Corrriere”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat