Aksidenti i rëndë në Itali, vdes shqiptari. Ja emri

Diaspora

Aksidenti i rëndë në Itali, vdes shqiptari. Ja emri

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 13:27
Pamje nga aksidenti

Një shqiptar ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një makinë.

Mediat e vendit fqinj bëjnë të ditur se viktima është identifikuar si Selmim Selmani, 58 vjeç i cili humbi jetën gjatë  aksidentit rrugor  të ditës së djeshme në komunën Monteprandone, në Itali.

58 vjeçari , i cili u përplas për vdekje  nga një makinë ‘Fiat’ në zonën industriale të Centobuchi, jetonte prej vitesh në shtetin italian me familjen e tij.

Pas lajmit tronditës të vdekjes së tij, familjarët kanë vrapuar në vendin e aksidentit, duke këmbëngulur për të parë me çdo kusht trupin e tij, pavarësisht prezencës së policisë.

Kujtojmë që shqiptari u përplas teksa po lëvizte në këmbë.Shërbimi i ambulancës shkoi menjëherë në vendngjarje për t’i dhënë ndihmë të aksidentuarit, por për fat të keq, shqiptari ndërroi jetë rreth 40 minuta pas përplasjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat