I shpallur i padëshiruar deri në 2027, arrestimi shqiptari

Diaspora

I shpallur i padëshiruar deri në 2027, arrestimi shqiptari

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Një i ri shqiptar 28 vjeç ka rënë në pranga të policisë  gjatë të enjtes së kaluar, por mediat italiane e kanë publikuar sot arrestimin e tij, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Sipas mediave lokale, shqiptari ishte shpallur si person i padëshiruar deri në vitin 2027, por ai tentoi ta shkelte këtë masë duke tentuar të udhëtonte me tren. Arrestimi i tij u bë në qytetin Bra në rajonin veriperëndimor të Italisë.

Kontrollet në Itali janë intensifikuar ndjeshëm për shkak të festave të Krishtlindjeve dhe ndërrimit të viteve, ku patrulla  të shumta policore janë shpërndarë në të gjithë Italinë me qëllim ruajtjen e sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat