Thirrja për unitet e bashkim e LOBIT Euroatlantik Shqiptar

Diaspora

Thirrja për unitet e bashkim e LOBIT Euroatlantik Shqiptar

Nga: Nebi Ajeti Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 11:27
Lobi Euroatlantik Shqiptar

Lobi Euroatlantik Shqiptar me kryetar Shukri Ymerin, po ndjek me vëmendje e shqetësim, zhvillimet e fundit në Kosovë.

Sikundër bazuar në Platformën Kombëtare të LOBIT, e po ashtu edhe në qëndrimet e shumta të tij, angazhimi permanent në mbrojtjen e interesave kombëtare, ka qenë dhe mbetet prioritet mbi prioritetet. LOBI sikundër edhe gjithë spektri shqiptar, do të vazhdojë që me këmbëngulësi, të ndjek këto zhvillime, duke paraqitur qëndrimet vizionare për të cilat mendojmë se janë prioritet i spektrit politik në Kosovë dhe më gjerë.

Sa e sa herë, LOBI Euroatlantik Shqiptar, ka bërë thirrje publike për një unifikim të qëndrimeve mbarëkombëtare në të mirë të kombit tonë gjithandej ku ai shtrihet. Ai ka kërkuar edhe nga faktorët vendimmarrës në skenën ndërkombëtare që ta kenë në agjendë edhe çështjen shqiptare e me prioritet çështjen e Kosovës.

Por, për të arritur që politik bërja ndërkombëtare të drejtoj vëmendjen nga Kosova, së pari duhet që vet strukturat drejtuese të vendit dhe faktori politik bërës në Kosovë, të vejnë në plan të parë çështjen e Kosovës në raport me skenën politike ndërkombëtare por në këtë kuadër edhe me Serbinë. Kësaj i paraprinë unifikimi i veprimit e spektrit politik dhe drejtues vendor në nivelin më të lartë të mundshëm.

Image
Kryetari i LOBIT, Shukri Ymeri

Duke marrë parasysh letrën e fuqishme dhe të prerë të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shkëlqesisë së tij Donald Tramp, për një zgjidhje të menjëhershme të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë dhe që këtë zgjidhje ta festonin në Shtëpinë e Bardhë, kjo si duket nuk ka ndikuar edhe aq shumë në raportet e përgjithshme unifikuese në Kosovë, duke e shikuar atë në disa segmente me rezerva të panevojshme.

Aleati ynë kryesor dhe i përhershëm, SHBA-të, nuk i ka vënë këto kërkesa si lojë, por si kërkesë ekzekutive, vlerëson LOBI. Ai rikujton edhe njëherë, ndihmesën e përhershme amerikane për Kosovën dhe shqiptarët, në të gjitha periudhat historike nëpër të cilat kaloj kombi dhe shteti ynë, por edhe si përpjekje e vazhdueshme për sigurinë rajonale. LOBI vlerëson lartë unitetin e Parlamentit të Republikës së Kosovës për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, si shtyllë kryesore për mbrojtjen e atdheut. Ai ju bënë thirrje të vazhdueshme, që në këto çaste të vështira për shtetin tonë të ri, Republikën e Kosovës të gjejnë forcë për tejkalimin e divergjencave që janë të pranishme historikisht te ne që nga koha e mesjetës, sepse vetëm të bashkuar dhe unik mund t'u qëndrojmë për ballë proceseve të pa parashikueshme që po ndodhin në skenën politike ndërkombëtare.

Uniteti gjithëkombëtar, e në këtë rast ai në Republikën e Kosovës, që qmungon, janë bazament shpresëdhënës për një të ardhme më të ndritur të vendit tonë, duke u përpjekur që të krijojmë miq, e jo armiq për vendin. Pushtet mbajtësit dhe synuesit e tij, po përdorin metoda jo të lavdishme, për një luftë për pushtet e më pak për shtet. Në këtë mënyrë, më shumë po krijohen paqartësi në opinion, rreth çështjeve të përgjithshme për fatin e shtetit se sa që po krijohet një bazament unik gjithëpërfshirës kombëtar.

Në këto festa të fundvitit, Lobi Euroatlantik Shqiptar me kryetar Shkukri Ymerin, uron kombin tonë kudo ku ai ndodhet, për një ardhmëri të lumtur duke qenë në ballë të proceseve që do të sillnin prosperitet dhe mirëqenie për popullin tonë, historikisht të përvuajtur por jo edhe aq unik me udhëheqje, sa do të duhej të ishin. LOBI, vazhdimisht ka kërkuar dhe vazhdon të kërkojë nga të gjitha forcat politike, nga populli ynë liridashës që të jemi unik në proceset më të vështira vendimmarrëse për shtetin. LOBI uron që viti 2019, të jetë vit i SHQIPTARËVE, vit i harmonisë, unitetit, prosperitetit, mirëqenies dhe bashkimit kombëtar.

GËZUAR!

Lobi Euroatlantik Shqiptar me kryetar Shukri Ymerin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat