“Vëllazëria e Ballkanit” një turp që ngre barriera dhe kufij në mes të kësaj Europe hipokrite

Diaspora

“Vëllazëria e Ballkanit” një turp që ngre barriera dhe kufij në mes të kësaj Europe hipokrite

Nga: A. Muji Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 15:56
Ilustrim

“Vëllazëria e Ballkanit” e kanë quajtur takimin katërpalësh në Varna të Bullgarisë katër liderët e Boshtit Ortodoks, Greqi, Bullgari, Rumani dhe Serbi!  Pra Ballkani sipas përfaqësuesve të këtyre vendeve është i përberë vetëm prej këtyre 4 vendeve duke jo vetëm mos marre parasysh Shqipërinë dhe Maqedoninë por duke mos i konsideruar pjesë të saj duke filluar të ngrijnë kufij brenda Ballkanit dhe duke ngritur ego para vetë Evropës.

Kërkojnë me çdo kusht të riformojnë Serbinë, Miken e tyre më të cilën Greqia ka të përbashkët luftën ndan shqiptareve duke anashkaluar apo lënë “Gjoja” në harresë bëmat dhe masakrat kundër tyre nder shekuj. I harrojnë bëmat famëkeqe dhe gjenocidin e kolonel Zërës në Çamëri, e cila nuk ekziston sipas shtetit grek që ka lënë gjithmonë në harresë historinë, sepse nuk ju i ka interesuar kurrë ta kujtojnë pasi nuk e kanë një të tyren. Madje Tsipras vet harron se origjinën e tij e ka shqiptare, por kjo është temë tjetër e historianet e tregojnë me hollësi.

Greqia bën sikur i harron kërcënimet me jetë ndaj studiuesve të historisë, sepse kanë shumë problem me identitetin e tyre që sheh pluralizmin kulturor si vetëvrasje për identitetin e tyre të krijuar në tavoline duke prodhuar kështu vetëm nacionalizëm dhe jo kulture. Kanë kompleks qe i pengon të jetojnë me të tashmen dhe në të ardhmen, jetojnë duke ëndërruar se janë mbretër e zgjohen e shikojnë veten në realitet lypës, i shtypur nga madhështia e një shteti si djepi kulturor europian të krijuar në tavolinë . I harron Greqia emrat e studiuesve shqiptar si Gazmend Kapllani, Albert Gjoka apo Frida Vokopola që kërkojnë të vërteten mes librave historik kur Greqia akoma nuk ekzistonte dhe gjithçka shkruhej në shqip dhe për Shqipërinë.

Image
Kryetari i LOBIT, Shukri Ymeri

Ajo Greqi qe nuk lë askush të studioje historinë e saj, që se ka, qe kërkon me çdo kusht të drejtat për minoritetet  Grek por që vet Greqia se njeh këtë e teme sepse s`ka dashur kurrë ti njoh minoritet që ka brenda kufijve të saj me politikën e asimilimit që ka përdorur kundër ndokujt që është përpjekur të mësojë mbi të shkuëren e tij apo të studiojë gjuhën e tij.Çfarë mund të themi për vëllain e këtyre ballkanasve Serbisë të cilës i kanë krehur bishtin sa herë që vriste, dhunonte, digjte apo therte me thikë një, shumë me mijëra shqiptar apo boshnjak, me logon të “shfarosim myslimanet”.

 Serbia nuk ka kërkuar asnjëherë fal je për masakrat e gjarprit ballkanas që me ushtaret e tij jo vetëm vrau e dogji me mijëra shqiptar por përdhunoi si përbindësh me mijëra vajza e gra shqiptare duke ju futur tmerrin për jetë në trup, një President Vuçiq që hyn në Kosovë dhe në fjalimin e tij përmend Millosheviçin si një Ushtarak trim dhe pretendon që Europa ta fal pa kërkuar ai vet falje. Pretendojnë që dhe vet Shqipëria ti fal pa kërkuar ata falje popullit shqiptar. Harroi Europa kaq shpejt  masakrat dhe gjenocidin e këtyre përbindëshave të Ballkanit? Apo është thjesht një mosmirënjohëse hipokritë në çështjen shqiptare? Jua kujtojmë disa të dhëna:

Disa të 10850 të vrarë e masakruar në forma të ndryshme, dhe fëmijë të pa lindur në barkun e nënës, femra, të moshuar, fëmijë.

2300 të zhdukur dhe të pa gjetur.

300.000 shtëpi të djegura.

Me qindra fabrika të shkatërruara, dhe plaçkitjen e mekanizmave.

Plaçkitje masive, të shtëpive, arkivave katastale e libreza të të lindurve, monumente kulturore.

Shpërngulje me dhunë vetëm gjatë luftës 1998,1999 afër një milionë ,duke i plaçkitur të

gjitha gjerat personale dhe djegën e dokumenteve identifikues, dhunime ,keqtrajtime gjate rrugës për në Shqipëri, Maqedoni, Mal te Zi etj.

Mbasë të gjitha këto janë bërë me lekët e marra borxh nga vete Europa siç ka bërë gjithmonë Greqia që ndërtoi një shtet që nuk ekzistonte e që vazhdoi ta mbare gjallë e ta kandidojë në UE pa e kthyer kurrë mbrapsht atë borxh. Ky do të jetë edhe synimi i Bullgarisë epo i kërkon Europes 80milion euro për të drejtuar flukset e emigranteve kur vet ai shtet hyri në Europ në një moment që prodhon më shumë emigrante se gjithë të tjerët tamam si mikja Rumania që ka më  shumë popullsi jashtë kufijve të saj se brenda. Te gjitha këto nuk i mjaftojnë Evropës gjithçka për të shpërfajësuar të përkëdhelurit e saj, gjithçka për ti ulur kokën një shteti që ndodhet në mes të Evropës me gjuhën e flamurin më të lashtë në Evropë e me folklorin, traditat historinë bazë për gjithë Evropën, me një hero kombëtar që ka dhënë kontributin e tij në gjithë këto shtete në luftën shekullore më të gjatë atë të pushtimit osman. Mbledhja “vëllazërore” e katër shteteve ballkanase që bëjnë pjesë në boshtin ortodoks nuk do kohezion, nuk do as përforcimin e Ballkanit por do thjeshte ngritjen e kufijve të superioritetit në mes të Ballkanit, përforcimin e tyre nga frika e të së vërtetës histori, nga frika se mos rrënojat e të shkuarës po zbulojnë të tretën Shqipëri, apo atë çka i druhen të gjithë të përmendin procedohet të fillojmë e ta përmendim me shpesh Shqipëri.

Lobi Euroatlantik, me kryetar Shukri Ymeri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat