Vrau bashkëkombësin për territorin e prostitutave, arrestohet në Spanjë shqiptari i rrezikshëm

Diaspora

Vrau bashkëkombësin për territorin e prostitutave, arrestohet në Spanjë shqiptari i rrezikshëm

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 11:19
Florenc Nishku

Policia e Katalonjës "Mossos de esquadra" në bashkëpunim me autoritetet italiane kanë arrestuar shqiptarin e shumë kërkuar Florenc Nishku, autori i vrasjes së Spino Binjakut, emri i të cilit është përfshirë në vrasjet e kryera më vitin 2011 në familjen Mahmuti në Elbasan.

Autoritetet italiane informojnë se pas 11 vitesh i shpallur në kërkim është arrestuar në Spanjë shqiptari 38 vjecar Florenc Nishku.

Ai konsiderohet një kriminel i rrezikshëm e është dënuar nga drejtësia italiane me burgim të përjetshëm si autor i vrasjes së shqiptarit Spiro Binjaku.

 Krimi është kryer më shtator të 2007 në komunën Botticino Sera në provincën e Breshias e për motive të lidhura me trafikun e prostitucionit.

Viktima 25 vjeçare Spiro Binjaku u godit me thikë në trup e ndërroi jetën në spital pas 2 ditësh agonie, shkruan OraNews.

Sipas autoriteteve italiane dy shqiptarët merreshin me trafikun e prostitucionit e sherri mes tyre ka lindur për shkak të kontrollit të territorit të vajzave që i nxirrnin të punonin si prostituta në rrugë.

Pak ditë para vrasjes ata janë grindur dhunshëm me njëri-tjetrin. Emri i viktimës (Spiro Binajku) është përmendur nga mediat shqiptare në ngjarjen e shuarjes së familjes Mahmuti në Elbasan pas vrasjeve të 3 anëtarëve të kësaj familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat