Greku dhe indiani përdhunojnë prej dy ditësh adoleshentin shqiptar

Diaspora

Greku dhe indiani përdhunojnë prej dy ditësh adoleshentin shqiptar

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 14:50
Policia greke

Një i mitur shqiptar merret peng nga një shtetas grek i moshuar dhe një indan.

Mediat fqinje raportojnë se 64-vjeçari grek dhe 39-vjeçari indian janë arrestuar nga policia helene pasi morën peng dhe përdhunuan një 14 vjeçar shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Triadha në ishullin e Evias dhe sipas nënës së adoleshentit, djali mbahej peng që prej 2 ditësh.

Sipas policisë greke dyshohet se 64-vjeçari pasi ka kryer marrëdhënie ka thirrur edhe 39-vjeçarin indian. Gjithsesi priten analizat nga mjeku ligjor për të përcaktuar saktë ajo çfarë ka ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat